Kryeministri në hall të madh, pret me ia lëshu vizën SHBA-ja

0

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka rënë në një hall të madh. Ai po pret që ditë pas dite të ia lëshoj vizën SHBA-ja.

Madje stresimin e tij Haradinaj e ka shprehur edhe me anë të një postimi në Facebook, shkruan Gazeta NewBorn.

Ja postimi i tij:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Më 24 mars ‘98 kemi pasur momente jete apo vdekje. Kështu ka vazhduar deri më 24 mars ‘99, kur Amerika dhe NATO na dolen në ndihmë. Kurrë nuk do ta harroj. Momente të vështira pritje deri më 24 mars ‘99. Pres edhe për vizë deri kur të ma japin.
I besoj Kosovës! I besoj Amerikës!
Jam ende në procedurë për vizë.

RH