Kryeministri Haradinaj del me një shpjegim për vizat

0

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Këshillit Ministror për Integrim Evropian ka deklaruar se beson se brenda këtij viti liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do futet në agjendën dhe ministrat e brendshëm të vendeve të BE-së t`i thonë po këtij procesi.
“Ne i kemi kalu dy momentet më të rëndësishme. Ne kemi kalu në votim në Parlament. Praktika thotë se kur kalon në Parlament mbetet vetëm zbatimi. Ajo çka po na mungon për momentin është me hy në agjendë. Sepse po thonë që nuk është disponimi. Zbatuesit në këtë rast janë ministrat e brendshëm dhe kanë një hezitim me shti në rend të ditës. Kërkesa jonë është që të hyjmë në rend të ditës, mos ta paragjykojnë rezultatin. Komisioni ka thënë po, Parlamenti ka thënë po, tash është veç zbatimi. Ka mundësi me hy në agjendë, e nëse hyjmë në agjendë unë besoj që do e marrim ‘PO’ edhe në këtë vit”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka deklaruar se nuk ka shtete të BE-së që janë kundër heqjes së vizave, por sipas tij nuk e kanë prioritet këtë çështje.

Sponzor

“Nuk është se ka ndonjë shtet që është kundër, por kanë tema të veta, s’po e kanë prioritet këtë. Nuk po e marrin shumë me prioritet, ky është dallimi”, tha ai.
Haradinaj ka shtuar se në mbledhjen e Këshillit Ministror për Integrim Evropian kanë shqyrtuar raportin përfundimtar të ERA-së së parë si dhe janë dakorduar për fazën tjetër të ERA 2.

“Në fillim të dhjetorit do të vije në vizitë komisioneri Hahn. Ligji për arsimin e lartë është një sfidë. Që kërkon 2/3, edhe 2/3 e komuniteteve”, tha Haradinaj.

Ai tha se “Disa ligje që janë tepër të mira për Kosovën, kodi penal ka rëndësi për jetën e qytetarëve të Kosovës e jo vetëm për agjendën evropiane, sekuestrimi i pasurisë së paligjshme, ka suksese të tilla, që janë suksese të Kosovës”.

Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha tha se pas miratimit të raportit të parë të ERA 1, ka edhe shumë punë për përmbushjen e prioriteteve të ERA 2.

“E miratuam raportin e ERA dhe në parim u miratua edhe lista e prioriteteve të ERA 2. Kemi edhe shumë punë, por ne do të vazhdojmë agjendën e reformave evropiane”, tha ministrja Hoxha.

-Sponzor-