Krasniqi: Kemi hyrë në një konflikt të ri me Serbinë, ti tregojmë Perëndimit se jemi aleati më i besueshëm në Ballkan

0

Profesori dhe analisti politik, Milazim Krasniqi, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend dhe tensionimin e situatës pas arrestimit të Marko Gjuriqit dje nga Policia e Kosovës në Veri të Mitrovicës, shkruan Gazeta NewBorn.

Krasniqi ka thënë se Kosova ka hyrë në një konflikt të ri me Serbinë dhe se ky është momenti më i mirë për ti treguar Perëndimit se jemi aleati më i besueshëm në Ballkan.

Sponzor

Ai me tutje ka shtuar duke thënë se duhet shfrytëzohet me takt ashpërsimi i fundit mes Rusisë dhe Perëndimit.

Ja shkrimi  itij në Facebook:

Mbas mbylljes së problemiit të demarkimit të kufirit me Malin e Zi (dhe me NATO-n), mundësitë e Kosovës janë më të mëdha në këtë konflikt të ri. Është momenti kur duhet të goditet ëndrra serbe për ripushtimin e Kosovës a ndarjen e saj (si version i tyre rezervë.) Ashpërsimi më i ri i Perëndimit me Rusinë është rrethanë shumë e favorshme dhe duhet të shfrytëzohet me takt. Në këtë kontekst duhet të dëshmohet se jemi faktori më i rëndësishëm dhe rezistues antirus në rajon dhe aleat i besueshëm i Perëndimit. Pra, konflikti i ri duhet të paraqitet në këtë sfond, jo vetëm si konflikt ndërmjet Kosovës e Serbisë, po edhe si konflikt i Rusisë me NATO-n. Ky konflikt i tillë ka qenë edhe në vitin 1999 dhe i tillë është edhe sot. Dëbimi i menjëhershëm i tërë personelit agjenturor rus nga Kosova do të duhej të ishte pjesë e këtij konflikti.

-Sponzor-