Kosova në Pokerin e “Lindje- Perëndimit”

0

Në kuadër të megaprojektit, “Time for action in the Western Balkans“,të cilin e ka idejuar Instituti “Lindje-Perëndim”, i drejtuar nga Kameron Manteri, Thaçit e Vuçiqit u janë dhënë role episodike, më saktë propagandistike.

Milazim KRASNIQI

Sponzor

Ish ambasadori i SHBA-ve në Beograd dhe drejtori aktual i Institutit “Lindje-Perëndim”. Kameron Manteri, del të jetë ideatorii shkëmbimit të territoreve ndërmjet Serbisë e Kosovës. Në maj të këtij viti ky insitut ka lansuar projektin “Time for action in the Western Balkans“(Koha për aksion në Ballkanin Perëndimor), gjë që i ka parapri edhe deklarimit tëHashim Thaçit për korrigjimine  kufirit me Serbinë dhe “razgranicenjes” së Vuçiqit, pra, idesë së përcaktimit të ndarjes etnike ndërmjet shqiptarëve e serbëve. Në kuadër tëmegaprojektit,“Time for action in the Western Balkans“,të cilin e ka idejuar Instituti “Lindje-Perëndim”, i drejtuar nga Kameron Manteri, Thaçit e Vuçiqit u janë dhënë role episodike, më saktë propagandistike: Thaçit i është ndarë  roli qëtë tregojë se çka do tëmund të fitonte Kosova (por jo edhe çka do të humbte) dhe Vuçiqit se çka do të fitojë Serbia (e jo edhe çka do të humbte.) Mund të tingëllojë cinike kur thuhet se në këtëprojekt këta dy presidentë kanë role episodike, por nga ajo që thotë vetë Manteri, gjërat duken ashtu. Pra, ata tëdyjanë të futur në skemën e projektit të të tjerëve dhe shërbejnë si lehtësues të zbatimit të projektit, edhe me rrezikun që të do të jenë të konsumuar politikisht në fund. Sidoqoftë, ata kanë pranuar rolet, për ç’arsye nuk kanë mundësi t’ia faturojnë fajin askujt tjetër.

Ish ambasadori amerikan në Beograd, e pranon haptas se përprojektin e vet ka lobuar gjatë në Shtëpinë e Bardhë dhe se Xhon Bolltoni i ka pranuar disa nga idetë e tij. “ Kemi kaluar shumë kohë në Shtëpinë e Bardhë, ishte edhe Xhon Bolltoni dhe konsideroj se Xhon Bolltoni dhe ekipi i tij i kanë përvehtësuar disa nga idetë tona. Ai është shumë i interesuar për Ballkanin dhe për qasje kreative”, pohon Manteri. Pra, filli i “ideve kreative” për shkëmbimin e territoreve ështëi Institutit “Lindje-Perëndim” dhe njeriut që ka shërbyer si ambasador në Beograd. Disa nga ato ide mandej janë përvehtësuar nga Xhon Bolltoni, këshilltari aktual për siguri i presidentit amerikan Donalld Tramp e më tutje janë distribuuar me rrugë diplomatikete dy akterët lokalë, po edhe te një numër aktivistësh lokalë të shoqërisë civile dhe gazetarësh. Pavarësisht se kush nga aketrët lokalë e ngre flamurin më lart, mbetet me rëndësi tëmadhe që tëdihet se ngaka rrjedhë ideja fillestare, pasi ashtu mund të kuptohen më mirë edhe motivet dhe qëllimet e atyre që përpiqen ta imponojnëprojektin me kaq brutalitet.Mënyra se si u soll Metju Pallmeri në Prishtinëështë indikative në këtë kontest, pasi ai solli më shumë kërcënime, se sa mesazhe. Nga sashihet, Kameron Manteri ka kohë qëmë shumë se sa ish ambassador në Beograd ështëme prioritet njëlobist serb. Ndërsa Xhon Bolltoni ka qenë kundërshtar i pavarësisë së Kosovës dhe është njëri nga njerëzit e Trampit që mban lidhjet sensivite me administratën ruse të Putinit. Bile edhe këto ditë ai ishte në Moskë.Pra, Instituti “Lindje-Perëndim” me treshen Manter- Bollton-Pallmer, janë të zotët e projektit të shkëmbimit të territoreve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të cilin ata me cinizëm e quajnë “zgjidhje kreative.’

Në intervistën e gjatë të publikuar edhe nga gazeta “Danas”, ish ambasadori amerikan në Beograd, zbulon edhe pikanteri lidhur me idetëpër shkëmbimin e territoreve. “ Bolltoni e ka ndryhsuar qëndrimin amerikan në “nëse gjeni zgjidhje, ne e marrim.” Këtë e kemi dëgjuar edhe nga zotëri Metju Pallmeri, zëvendësndihmësi i sekretarit të shtetit. Nuk është njëçek i shkruar blanko dhe që do të themi PO,për gjithçka që zgjedhni, por do ta marrim shumë seriozisht atë që keni zgjedhur. Mendojmë se iniciativa duhet të vijë nga ato vende. Kyështë ai ndryshimi tek amerikanët. Mendoj se është me rëndësi ndryshimi i kufijve. Nëse do të keni një përshtatje të caktuar të kufijve, do të duhet të përshtatni qëndrimet, ndërsa institucionet t’u lejojnë njerëzve të bëjnë tregëti, të studiojnë, të realizojnë kontakte… Por, ndryshimi i kufijve nuk mjafton”.  Kur thotë se ndryshimi i kufijve nuk mjafton, në kontekstin e rritjes së komunikimit ndërmejt serbëve të Serbisë e shqiptarëve të Kosovës, Manteri duket që mendon për një formë të re të asocimit të Kosovës me Serbinë, pratë shkuarjes drejt ndonjë asociacioni tëri tëpërbashkët. Ai nuk e thotë krejt haptas, por kur thuhet se ndryshimi i kufirit do të duhet të plotësohet me integrimin më të madh ndërmjet njerëzvetë të dyja vendeve, nuk ka si të kuptohet ndryshe nga sasapo u tha më lart. Por, Manteri shkon edhe më tutje në detajizimin e ideve për shkëmbimin e territoreve, bile duke e llogaritur si punë të kryer, kur thotë: “  Nuk ka shkëmbim të përsosur të kufijve, prandaj duhet me qenë të kujdesshëm për atë qëmendoni, sepse të gjithë serbët dhe shqiptarët nuk do t’ipërfshini në ato fshatra. Prandaj duhet tëketë mbrojtje të pakicave, pa marrë para sysh për cilin rajonështë fjala, duhet të shkruhet në marrëveshje. Mendojse të dyja qeveritë duan,por duhet të fokushen në mbrojtjen e pakicave, nësepajtohen për përshtatjen e kufijve.”

Nëse dekonstruktohen këto ide të Kameron Manterit, disa nga të cilat ai thotë se i ka përvehtësuar edhe Xhon Boltoni dhe Metju Pallmeri, bëhet e qartë se: 1) është hequr dorë nga qëndrimi i mëhershëm amerikan për pavarësinë e Kosovës si të panegocueshme, 2) Serbia shihet si palë e barabartë nëkërkimin e një zgjdhjeje kreative të problemit të Kosovës, e lirë që të propozojëçfarëdo qëtë dëshirojë,e jo si bllokuese e pavarësimit të Kosovës, 3) shkëmbimi i territoreve është ofruar si lehtësim dhe favorizim për Serbinë, 4) problemi i minoriteteve do të jetë preokupimi kryesor,me rastin e shkëmbimit të territoreve, e jo statusi i Kosovës. Duket se kaq mjafton, si fillim, për ta nisur procesin e shpërberjes së pavarësisë së Kosovës.

Por, mesa duket, ambiciet e këtij ish ambasadori, të kthyer në lobist, nuk mbarojnë me kaq. Nëplanet e tij të ardhshme është edhe ridizajnimi iBallkanit, në bashkëpunim me rusët dhe me të tjerët. “Tash si institut po vendosim dialogun ballkanik dhe do të fillojmë në fund të nëntorit dhe nuk do tëpërfshihen vetëm njerëz nga Amerika e Evropa po edhe nga Rusia dhe vendet e tjera, për zgjidhjet afatgjata. Këtë po e bëjmë, ngadalë po e hapim një rrugë tjetër të shkëmbimit të ideve, ku zyrtartët dhe ekspertët do të bisedojnë. Kjo do të jetëkështu në rastin e Bosnjes, Kosovës dhe Serbisë, Greqisë e Maqedonisë.”  Nga radhitja dhe ndërlidhja sintaksore e logjike, që bën Manteri, lë të kuptohet se kriza e Bosnjes dhe e Kosovës e kanë tutor Serbinë. Si po duket kjo është “politika kreative” amerikane e treshes Manterit-Bolltonit-Pallmerit. Në këtë pikë janë gjërat, ku shkëmbimi i territoreve ndërmjet Serbisë e Kosovës do të jetë test për ridizajnimin e Ballkanit, duke ia kthyer Rusisë një sferë të ndikimit, ku përveç veriut të Koosëvs edhe epubika Serpska do tëpërfshihet në këtë dorëpokerin ndërmjet Trampit e Putinit.Natyrisht, projekti do të jetë thikë në shpinë për Bashkimin Evropian.

Duket bukur e çuditshme, që ideja për ndryshimin e kufijve të shtetit të Kosovës, të cilën de facto e kanë krijuar vetë amerikanët, vjen pikërisht nga zyrtarë të administraatës aktuale të Donalld Trampit. Ndërsa, pikërisht Trampi është i njohur për nj qasje fanatike ndaj kufirit të shtetit të vet, pasi ka në plan të ndërtojë mur në kufi me Meksikën. Administrata që ngre mure në kufirin e vet me Meksikën, po ia imponon Kosovës së vogël, qëtë nxjerrë kufijtë e vet nëpazar, përballëprojektit tëSerbisë së Madhe, e cila as që e pranon ekzistencën e Kosovës si shtet. Dhe zyrtari i saj, Metju Pallmeri, kërcënon në Prishtinë të gjithë ata që janë kundër këtij pazari të rrezikshëm. Një fjalë e urtë shqipe e ka paraparë edhe këtë situatë: “I forti t’rreh e s’t’lenë me kajtë.” (27 tetor 2018).

-Sponzor-