Kosova e Metohi” shkruhet në procesverbalet e Asociacionit, Arifi i quan ide të çmendura

0

Të çmendura janë cilësua nga Qeveria idetë e shprehura në procesverbalet e Ekipit Menaxhues, që është duke e hartuar draftin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ato, sipas Avni Arifit, i cili është udhëheqës i dialogut teknik më Serbinë, nuk do të gjejnë vend në Statut, shkruan sot Koha Ditore.

Procesverbalet janë dorëzuar edhe në Qeveri nga ana e Ekipit Menaxhues, i cili përbëhet nga Vinka Radosavljeviq, Dejan Radojkoviq, Igor Kalamar dhe Svetislav Durleviq. Në informatën për punën e bërë gjatë muajve qershor dhe korrik është treguar se përfaqësuesit serbë në Kosovë kanë kërkuar që në Statut të përfshihen edhe kompetencat në pronë, në privatizim e në ekonomi, e edhe formulohen dispozita nëpërmjet të cilave garantohet arsimimi në kuadër të sistemit të Serbisë. Midis të tjerave, janë kërkuar edhe ndryshime kushtetuese për llogari të pajisjes së Asociacionit me kompetenca të mëdha ekzekutive. Në tërësinë e tyre, për Kosovën procesverbalet përmbajnë referencën “Kosovë e Metohi”, emërtim ky sipas Kushtetutës së Serbisë.

Sponzor

Avni Arifi, shef i ekipit që përfaqëson Kosovën në dialogun teknik me Serbinë, i ka thënë gazetës të jenë të papranueshme kërkesat e listuara në procesverbale.

 

-Sponzor-