Kosova deklason Maltën, shënon fitore historike

0

Edhe një superndeshje e Kosovës. Sonte në “Fadil Vokrri” ishte vetëm një skuadër në fushe, ajo ishte Kosova e cila e ka mundur Maltën me rezultat 3-1. Kololli shënoi dy gola për Kosovën dhe Muriqi një të tillë derisa për Maltën shënoi Agius.

Kosova ka shënuar fitoren e dytë në Ligen e Kombeve duke e mundur me rezultat 3-1 Maltën në stadiumin “Fadil Vokrri”  në Prishtinë.

Tërë kjo ndeshje u dominua nga Kosova.

Padyshim njëri prej më të mirëve në këtë ndeshje ishte edhe Zhegrova që sonte startoi për Kosovën derisa Lirim Kastrati ishte lojtari tjetër i ri që luajti sot ndeshjen e parë për Kosovën.

Pjesa e parë ishte shumë e mirë për Kosovën. Ata e dominuan tërë këtë pjesë dhe nëse do të kishin treguar pak më shumë vëmendje do të mund të shënon deri në tre gola.

Zeneli kishte një mundësi të mirë për të shënuar dhe mandej Zhegrova që goditi por priti portieri maltes.

Zhegrova ishte po ashtu në qendër të vëmendjes pasi që goditi shtyllën në minutën e 43’të, derisa Muriqi dështoi për të shënuar në portën bosh në minutën e 45’të.

Pjesa e dytë filloi më mirë për Maltën pasi që ata arritën ta barazojnë rezultatin. Zeneli bëri një gabim në pasimin pas te portieri dhe u akordua goditje nga këndi.

Në minutën e 51’të Andre Agius shënon gol me kokë.

Pas pësimit të golit Kosova u vërsul në sulm. Mundësinë e parë për të kaluar në epërsi Kosovën e kishte Zhegrova në minutën e 59’të ku goditi shtyllën.

Pas këtij rasti Kosova pati edhe disa raste të tjera por goli erdhi në minutën e 68’të ku shënoi Vedat Muriqi.

Kosova ishte afër për të kaluar në epërsi në minutën e 75’të por goditja e tij u bllokua.

Rashica hyri në lojë për ta zëvendësuar Zenelin dhe menjëherë ishte afër për të shënuar në minutën e 77 por priti portieri maltez.

Por, nuk vonoi shumë dhe pas dy minutave lojë vije edhe goli i tretë për Kosovën, të cilën e shënoi përsëri Benjamin Kololli në minutën e 79’të.

Kosova pati edhe disa mundësi të tjera për gol por nuk arriti që të shënoi, derisa shënoi fitoren e dytë në garën e re të UEFA’së në Ligën e Kombëve.

Pas tri ndeshjeve Kosova gjendet në vendin e parë me 7 pikë, derisa të dielën do të luaj si mysafirë i Ishujve Faroe.

Grupi 3, Liga D e Kombeve

1.       Kosova 7

2.       Azerbajxhani 5

3.       Ishujt Faroe 3

4.       Malta 1