Koreja Veriore e furnizon Sirinë me pajisje për përdorimin e armëve kimike

0

Koreja Veriore ka dërguar pajisje në Siri që mund të përdoren për ndërtimin e armëve kimike, thotë një raport i Kombeve të Bashkuara.

Rreth 40 dërgesa të paregjistruara janë bërë ndërmjet viteve 2012 dhe 2017, tregojnë të gjeturat. Materialet përfshijnë pllaka rezistente acidike, valvula dhe tubacione.

Sponzor

Në raport thuhet se raketa të Koresë Veriore ishin parë në qendrat e prodhimit të armëve siriane.

Akuzat ndjekin një raport të ri që theksohet se arma kimike me klorine është përdorur nga forcat siriane, të cilat qeveria i mohon.

Ndërkohë, sulmet ajrore kanë goditur pandërprerë Gutan lindore – një regjion jashtë Damaskut, raporton “BBC”, transmeton Periskopi.

Aktivistët fajësuan sulmet ajrore të qeverisë dhe ato të artilerisë, ndërsa Rusia tha se rebelët kishin granatuar një “korridor humanitar” për të lënë civilët të largohen.

Koreja Veriore është nën sanksionet ndërkombëtare mbi programin e saj nuklear.

Por një raport konfidencial i përpiluar nga një Paneli i Ekspertëve të SH.B.A.-së i cili vlerëson përputhjen e Koresë së Veriut me rezolutat e OKB-së, gjeti prova për furnizime të paligjshme dërguar në Siri.

Supozohet se anijet përmbanin pllaka rezistente acidike, të cilat mund të jenë përdorur për aktivitete në temperatura të larta në një sasi që do të mbulonte fushën e një projekti industrial në shkallë të gjerë.

Përderisa sendet e konfiskuara “nuk janë paraqitur në një listë kontrolli”, ato përfshijnë “materiale që përdoren për të ndërtuar tulla për muret e brendshme të një fabrike kimike,” shton raporti.,/Gazeta Newborn/

-Sponzor-