Konjufca: Nëse ratifikohet demarkacioni, deputetët marrin mbi supe barrë penale

0

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se partia e tij e kundërshton mocionin për shmangie nga rregullorja e Kuvendit për ta sjell në votim demarkacionin me procedura të përshpejtuara.

Konjufca ka thënë se nëse votohet kjo marrëveshje, deputetët marrin mbi supe një barrë penale.

“Nëse votohet kjo marrëveshje deputetët marrin një barrë shumë të rëndë edhe sa i përket aspektit penal”, tha ai.

“Vetëvendosje është kundër shmangies për procedura të përshpejtuara lidhur me këtë marrëveshje. Ne mendojmë se një version i tillë i demarkacionit duhet të tërhiqet krejt. Kemi të bëjmë me një demarkacion ku komisioni shtetërori kryeministër ka ardhë me gjetje problematike. Ky komision ka sjell të dhëna kredibile se komisioni shtetëror i Murat Mehës kishte bërë shkelje të mëdha. Hedhja në votim dhe adhja në shqyrtim e kësaj marrëveshje është paradoks në vetvete”, ka thënë Konjufca.

Të gjitha grupet tjera parlamentare e kanë përkrahur shmangien nga rregullorja.,/Gazeta Newborn/