Kocijancic reagon pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave në veri: Hiqeni taksën

0

Zëdhënësja se Bashkimi Evropian, Maja Kocijancic, ka reaguar pas dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave serbe në veri të Republikës së Kosovës, duke bërë thirrje edhe një herë që taksa e vendosur për mallrat serbe të largohet menjëherë.

Ajo ka thënë se BE-ja është në dijeni të këtyre dorëheqjeve.

Sponzor

Kocijancic ka thënë se BE-ja ka qenë shumë e qartë për taksën prej 100 për qind për produktet serbe, që një vendim i tillë përbën shkelje të CEFTA-së dhe Marrëveshjes së Stabilizimit të Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

“Autoritetet e Kosovës duhet të tërheqin këto masa. Të ndalohen deklarimet provokative të cilat nuk kontribuojnë në dialogun për normalizimin e raporteve”, ka thënë Kocijancic, shkruan ‘kurir’, transmeton Gazeta Express.

Ajo theksoi se të gjitha ankesat që palët kanë, duhet t’i zgjidhin përmes një dialogu që BE do të vazhdojë të lehtësojë./Express/

-Sponzor-