KMSHK hedhë poshtë ankesën e HIB Petrolit bërë ndaj Gazetës NewBorn

0

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e cila është mbajtur sot ka hedhur poshtë ankesën e Kompanisë ”HIB Petrol” bërë ndaj Gazetës NewBorn, me pretendimet e saj se Gazeta NewBorn ka përdorur gjuhë urrejte ndaj tyre dhe ka dëmtuar imazhin e kompanisë.

Gazeta NewBorn, në mënyrë lineare ka raportuar për ndaljen e mauneve të kësaj kompanie nga Dogana e Kosovës, pasi që sipas dokumentit të Doganës së Kosovës të siguruar nga Gazeta NewBorn, cilësia e derivateve nuk ka përmbushur standardet e kërkuara.

Sponzor

Ky është rasti i katërt që KMSHK-ja mbështetë raportimin e Gazetës NewBorn.

Ja postimi i KMSHK-së:

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, sot mbajti mbledhjen e Kuvendit të tij në të cilën shqyrtoi 40 ankesa.

KMShK miratoi pjesërisht ankesën e Bujar Gjikollit kundër medias Gazeta Shneta.

KMShK shqyrtoi dy ankesa të Blerim Devollit & Z Mobile kundër Gazetës Express, për të cilën vendosi që njërën t’a miratojë pjesërisht, ndërsa njëra nuk u miratua.

HIB Petrol me përfaqësues Arianit Koci dhe Granit Vokshi ka dërguar në KMShK dy ankesa kundër portalit Gazeta New Born dhe Epoka e Re. KMShK gjeti se në këto shkrime nuk ka shkelje të Kodit të Mediave të Shkruara.

KMShK miratoi gjithashtu ankesën e Naser Rrustemajt, kryetar i Odës së Infermierëve të Kosovës kundër medias Gazeta Shneta.

KMShK miratoi 19 ankesa të Kallxo.com, dhe dy ankesa të Jeta në Kosovë kundër disa portaleve të lajmeve në lidhje publikimin e artikujve të huazuar pa theksuar burimin, duke shkelur kështu Kreun IX (Të drejtat e autorit) të Kodit të Mediave të Shkruara.

KMShK nuk miratoi ankesën e Kallxo.com kundër portalit Arbresh.info.

KMShK shqyrtoi edhe 12 ankesa të qytetarëve të tjerë kundër mediave, prej të cilave 6 nuk u miratuan

 

 

-Sponzor-