Klintoni për Thaçin: Ishte i ri dhe i mirë me armë

0

Presidenti Clinton theksoi se ndihej i lumtur që gjendet në Kosovë, duke thënë se SHBA-ja i ka thënë ‘stop’ spastrimit etnik në Kosovë. Ish-presidenti amerikan ka kujtuar edhe vitet e luftës kur ishte takuar me Thaçin, duke thënë se ka qenë i impresionuar që ai ishte kaq i ri, por i mirë me armë.

“Isha i impresionuar nga mosha e tij e re, por ishte i mirë me armë. Në anën tjetër kam qenë i mahnitur me urtësinë e tij dhe qëllimet paqësore, teksa ka qenë kryeministër dhe tani si president”, ka thënë Clinton.

Sponzor

Ai ka shtuar se do të jetë gjithmonë krenar për faktin se ka qenë president i Shteteve të Bashkuara kur kemi pasur nevojë që dikush të ngrihet dhe të thotë të ndalet spastrimi etnik, të ndalet largimi i njerëzve nga shtëpitë e tyre, të ndalet vrasja e civilëve të pafajshëm.

-Sponzor-