Kjo ishte fotografia e fundit e Gazmend Sinanit para aksidentit të tmerrshëm

0

Mëngjesi i ditës së shtunë ka qenë i tmerrshëm për basketbollin kosovar.

Basketbollistët e Përfaqësues së Kosovës kanë pësuar një aksident që ka pasur me fatalitet.

Sponzor

Ishte basketbollisti Gazmend Sinani që kë gjetur vdekjen pas plagëve të marra, transmeton Gazeta NewBorn.

Por përveç Sinanit në makinë ishin edhe vëllezërit Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina si dhe fizioterapeuti Kujtim Shala.

Pjesa tjetër e pasagjerëve kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i pësuar.

I ndjeri Sinani kishte festuar ditëlindjen e tij të 27-të në një lokal nate së bashku me miqtë e tij.

Fotografinë e bërë së bashku e ka shpërndarë Altin Morina në Instagram, ndërsa ajo foto mbetet kujtimi i fundit së bashku i bashkëlojtarëve të Përfaqësueses.

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll ishte në Gjakovë ku po i mbante stërvitjet për përgatitjen e ndeshjeve kualifikuese në Kupën e Botës./Gazeta NewBorn/

-Sponzor-