Kjo është vajza bukuroshe e Adem Demaçit

0

Dje në moshën 82-vjeçare ka vdekur veprimtari i shquar, Adem Demaçi. Në kujtim të tij Kuvendi i Kosovës ka organizuar seancë komemorative, të pranishëm ishin edhe familjarët e Demaçit. Gruaja Xhemajlia, vajza Abetarja dhe djali Shqiptari, shkruan Gazeta Express.

Në këtë seancë djali i Demaçit, Shqiptari, ka kërkuar vetë fjalën dhe para të pranishmëve tha se babai i tij do të jetë më i qetë kur Kosova të jetë më e organizuar.

“Babai im do të jetë i qetë kur Kosova të jetë më e organizuar”, tha shkurt Shqiptari, transmeton Gazeta Express.

Pranë familjes së Demaçit ka qëndruar edhe presidenti i shtetit, Hashim Thaçi.

Fotografi të familjes Demaçi nga seanca e sotme në Kuvend:

Veprimtari i çështjes kombëtare dhe njeriu që konsiderohet simbol i rezistencës ndaj regjimit jugosllav dhe serb, Adem Demaçi, vdiq dje në moshën 82-vjeçare. Ai krahasohej shpesh me liderin jugafrikan Nelson Mandela, për shkak të 28 viteve të kaluara në burg dhe rezistencës ndaj regjimit.