Kjo do të jetë paga e presidentit Thaçi sipas propozimit të ri

0

Projektligji për pagat i hartuar nga Ministria e Administratës Publike e Qeverisë së Kosovës, ka paraparë që rrogat që nga presidenti i vendit deri tek nëpunësit dhe mbështetës e tyre të rregullohen përmes këtij ligji, shkruan Gazeta Blic.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, pagën më të madhe mujore në vend e ka presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sponzor

Megjithatë nëse shihet draft ligji për Paga i publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrit të Kosovës dhe përllogariten koeficientet e paraparë me këtë draft herë pagën bazë të përcaktuar në konsultimet publike gjatë draftimit të projektligjit, që është 239 euro, atëherë del se presidenti i vendit ka pagën më të lartë në vend për dallim prej drejtuesve të Qeverisë dhe Kuvendit

Sipas një propozimi të ri për pagat që Gazeta Blic e posedon, presidentit të vendit koeficienti do t’i zbritet për dy numra. Pra koeficienti i pagës së tij do të jetë 10. Sipas këtij koeficienti presidenti i vendit pagën mujore do ta ketë 2 mijë e 390 euro.

Pra, presidentit të vendit, i cili klasifikohet në klasën A, paga do t’i zbritet për 478 euro.

Ndryshe, presidenti Thaçi kishte pagë prej 2 mijë e 672 eurosh por me vendimin e qeverisë Haradinaj për ngritje pagash atij i ishte ngritur kjo pagë prej 196 eurove. E gjithë kjo pasi presidenti i vendit mbante koeficientin 12.

-Sponzor-