KISHA SERBE PLANIFIKON AGRESION TË RI

0

Milazim KRASNIQI

Edhe pse kam shkruar disa herë se si çështja e Kosovës për serbët është në rend të parë çështje religjioze, asnjë institucion i vendit deri sot nuk ia ka vu veshin këtij paralajmërimi. Ka vazhduar amullia e mendimit ndër ne, ka vazhduar injorimi i çdo mendimi që del jashtë stereotipeve që ka imponuar politike neokoloniale, vasale dhe sterile.

Sponzor

Përderi sa tek ne mendimi është dënuar me injorim, në Serbi po vazhdon “dialogu i brendshëm për Kosovën”, ku tashmë janë kristalizuar disa projekte të cilat nëse do të zbatohen, do ta shkatërrojnë Kosovën. I tillë është edhe projekti i Kishës Ortodokse Serbe (KOS), i cili parasheh që ajo në të ardhmen të emërtohet “Kisha Ortodokse Serbe-Patriarkana e Pejës.” Qysh tash mund të thuhet se ky emërtim do të jetë një agreson i ri religjioz serb ndaj Kosoëvs, me pretendimin e fuqishëm që Kosova të paraqitet në Serbi e në botë ekskluzvisht si “tokë e shenjtë serbe.” Mobilizimi nacionalist i serbëve me këtë emërtim, me siguri do të jetë shumëfish më i madh nën të ardhmen, kur gjeneratat e reja thjesht do ta marrin si të mirëqenë faktin se selia e Kishës Ortodokse Serbe qenka në Pejë dhe se duhet të luftohet për çlirimin e selisë së saj dhe të gjithë ‘tokës së shenjtë serbe.” Por, nuk është në pyetje vetëm riemërtimi i Kishës Ortodoske Serbe, po edhe riorganizimi i saj. Sipas riorganizimit që planifikohet me Kushtetutën e re të KOS-it, patiakru do të zgjidhej në Pejë (merreni me mend çfarë batërdie serbomadhe do të bëhej me ato ceremoni!) dhe Kosova do të ishte qendra kryesore e organizimit të asaj kishte.

Në një prononcim për mediet serbe, një zyrtar i saj ka deklaruar se “ndryshimet e titullit zyrtar të Kishës Serbe arsyetohen me dëshirën që të forcohet lidhja me selinë e saj në Patriarkanën e Pejës dhe me Kosovën e Metohinë, si pjesën më të rëndësisshe të juridikisonit të saj.” Pra ashiqare synimi është serbizimi i Kosovs, me anën e propagandës religjioze ortodkse serbe.
Tash për tsh nga Kosova nuk ka asnjë reagim, asnjë kundërshtim. Institucionet tona vazhdodjnë të mirren me mozsgjidhjnen e problemeve (numrin e veteranëve, shtesat e arsimtarëve, grevën e SBASHK-ut, lojërat me demarkacionin, etj) ndërsa ky projekti më i ri i Kishës Ortodokse Serbe, nëse lejohet, do të jetë një goditje fatale mbi shtetësinë e Kosovës. Po qe se lgjitimohet ky projekt, do ta fuqizojë narracionin sipas të cilit shqiptarët këtu janë ardhacakë, të cilët një ditë duhet të dëbohen.
Prandaj institucionet tona shtetërore duhet të reagojnë prerazi, që kjo të mos lejohet. Lëshimet që i janë bërë Kishës Ortodoske Serbe me Planin e Ahtisarit janë maksimale. Faktikisht ato lëshime e kanë shndërruar atë kishë në “shtet në shtet”. Nëse përtej atyre lëshimeve bëhen edhe të tjera, do të ishte një pjesëmarrje direkte në shkatërrimin e shtetit të Kosovës në në të ardhmen jo fort të largët. Pse? Sepse me atë rast Rusia do të dinte të gjente një pretekst për ndërrhyrje edhe më brutale, gjoja në mbrotje të të juridiksionit dhe të lirisë së Kishës Ortodokse Serbe- Patriarkana e Pejës.” (6 mars 2018)

-Sponzor-