Kimete Berisha, kryeministrit Haradinaj: Deri para luftës je…, e tash të erdhi dita me…

0

Kimete Berisha, ka reguar lidhur me pushimin e kryeministrit Ramush Haradinajt të bërë në Zvicër, shkruan Gazeta NewBorn.

 

Sponzor

Madje Berisha ka shkuar aq larg sa që ka thënë se Haradinaj, deri para luftës u ‘zavit’ me gajbe të birrave nëpër sokaqe t’katunit, ndersa sot i erdhi dita, pa punu kurrë një punë të vetme në jetën e tij me pushu në vendin më të shtrenjtë në botë, përcjellë Gazeta NewBorn.

Ja shkrimi i saj:

Shkruan Kimete Berisha:

Deri para luftës u ‘zavit’ me gajbe të birrave nëpër sokaqe t’katunit, e sot i erdh dita, pa punu kurrë një punë të vetme në jetën e tij me pushu në vendin më të shtrenjtë në botë.

S’sheh kund kësi yrrneku, me qenë njeriu si Ramushi merakli dhe entuziast në budallallëk.

As që mundohet m’i mbajt fshehtë punët e kqija që ia marrin fytyrën dhe e bëjnë neveritës, por shkon e i sforcon ato të meta që me ra në sy prej helikopteri….taman abnormal, s’la njeri pa e kthy kundër vetes…
s’sheh kështu..
I shet kurum popullit të varfër, as nuk ja rrok truni se rinia janë të mërzitur si pleqtë, pa pare e pa rrugëdalje; s’ja rrok, s’e din e as ndoshta s’i tregojnë sa shumë po e shajnë gjinja, sa shumë po e nëmin e po e mallkojnë, i madh e i vogël, gra e burra po ia dëshirojnë të gjitha të këqijat që ekzistojnë.

S’ka njeri që s’thotë ‘mos ia paft hajrin rrogës’.

P.S. Ramushi po sillet si njeriu që e di se i ka ditët e numëruara;
Si njeriu që e di se nuk i shkon larg;
Si ‘i pamendi’ që e jeton çdo ditë sikur të ishte dita e fundit e jetës së tij;
Si ateisti që nuk beson në ‘ditën e gjykimit’.
Si i çmenduri që nuk pranon të dalë nga senatoriumi sepse brenda tij mund ta konsiderojë veten ‘zot’ dhe s’ia prishë kush disponimin.

P.S: PDK po e shfrytëzon padijen dhe pasionet e sëmura të Ramushit me kallë Kosovën si Neroni-Romën, në kohën kur opozita s’është kërkah hiç.

Unë (e them me sinqeritetin më të madh), besoj (si Montesquieu) se luksi dhe padija e Ramushit po e shkatërrojnë në themel Republikën.

-Sponzor-