Khabib e shkatërron McGregorin përsëri

0

Khabib Nurmagomedov e ka mundur Conor McGregorin edhe një herë, kësaj radhe jashtë kafazit të UFC-së, në rrjetin social Twitter, duke ia kujtuar se paratë vijnë dhe shkojnë, por nderi që ai e humbi atë natë nuk do t’i rikthehet më, pasi irlandezi e talli Khabibin për gjobën pas luftës së tyre vitin e kaluar.

Khabibi u ofendua në disa raste para mbase luftës më të madhe në histori të UFC-së vitin e kaluar, por ai qeshi i fundit në Las Vegas, transmeton Gazeta Express.

Sponzor

McGregor iu gjunjëzua Khabitit duke e dorëzuar luftën në rundin e katërt në njërën prej meçeve më të famshme në UFC.

Ofendimet e McGregorit e nxitën Khabibin të shkaktojë përleshje pas meçit, i cili u prish nga skena të shëmtuara që ndodhën më pas.

Por, në fund Nurmagomedov i mori titullin në kategorinë e lehtë dhe u largua si kampion, megjithatë rivaliteti i tij me McGregor nuk ka mbaruar që prej asaj nate të famshme.

Dyshja tani ka shkëmbyer fjalë në Twitter, me McGregorin që e nisi luftën e fjalëve, duke reaguar ndaj njërit prej postimeve të McGregorit.

“Ndjenjë madhështore, pas pesë rundeve kampionati. Shihemi së shpejti adhurues, shumë shpejt. Faleminderit njerëz për përkrahje gjithë këto vite”, shkroi Khabib.

McGregor iu përgjigj duke thënë: “T’i morën paratë dhe sytë e vëllait tuaj u tronditen kur luftuat me mua, mi i vogël. Viva Las Vegas, shtëpia fiton gjithmonë. Një aheng i madh në Wynn së shpejti.”

Por, Khabibi ia ktheu në mënyrë brilante, që sipas shumë personave, ia tregoi vendin irlandezit.

“Paratë vijnë dhe shkojnë, por nderi që ti e humbe atë mbrëmje nuk do të rikthehet kurrë, mësohu me të. E përfundove karrierën në MMA, por e nise në Twitter?”, iu përgjigj Khabibi. /Gazeta Express/

-Sponzor-