Këtyre veteranëve të UÇK-së do të iu ndalen pensionet?

0

“Nuk kemi heke dorë nga kërkesa jonë”, tha Hoxha

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka gati aktakuzën për mashtrimet në listat e veteranëve për ridorëzim në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Aktakuza pritet që të dorëzohet brenda pak ditëve ku edhe do të kërkohet që veteranëve mashtrues t’iu ndalen pagat. Kështu tha prokurori special, Sylë Hoxha. Ai tha se prokurorët i kanë marrë parasysh propozimet e trupit gjykues lidhur me aktakuzën dhe e njëjta në mënyrë të kompletuar do t’i shkojë në duar sërish gjyqtares Afërdita Bytyçit.

Sponzor

Aktakuza për listat me veteranët e rrejshëm, e bërë gati nga prokurori i dorëhequr Elez Blakaj, u ngritë gjatë muajit tetor të këtij viti. Lënda e ish-Prokurorit Special i Republikës së Kosovës, e cila konsiderohet si njëra ndër lëndët me voluminoze që nga paslufta në Kosovë gjatë muajit shtator u dorëzua si e tillë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Por nuk vonoi shumë dhe kjo e fundit e riktheu lëndën në Prokurorinë Speciale të Kosovës duke ia bashkangjitur së njëjtës disa kërkesa të veçanta.

Siç kishte njoftuar Gjykata Themelore e Prishtinës, “Arsyeja e kthimit të aktakuzës sipas kryetares së Trupit Gjykues bie për shkak se dispozitivi i aktakuzës në pjesën e përshkrimit faktik të veprës penale është konfuz dhe si i tillë nuk lejon mundësimin e procedimit të drejtë pa zvarritje e pengesa të shumta të këtij procesi.

Por, Prokuroria Speciale e Kosovës tashmë e ka gati aktakuzën me propozimet e Gjykatës. E njëjta pritet që deri të premten të shkojë në duart e trupit gjykues të Themelores së Prishtinës. Kështu ka thënë prokurori special, Sylë Hoxha.

“Jemi duke punuar. Besojmë dhe shpresojmë që brenda afateve ligjore do t’i kryejmë te gjitha punët. Ne po besojmë që deri të premten ta dorëzojmë lëndën. Lënda si e tillë është plotësuar me të gjitha propozimet që na janë kërkuar”, ka deklaruar Hoxha.

E në kërkesën e prokurorisë do të jetë edhe një propozim i veçantë. Aty nga ana e prokurorëve do të propozohet një aktakuzë, e cila do t’i dërgohet gjykatës që veteranëve “mashtrues” t’u ndërpriten pagat.

“Nuk kemi heke dorë nga kërkesa jonë. Prokuroria sërish do t’ia propozojë gjykatës pezullimin e atyre pagave të veteranëve për ata njerëz, të cilëve nuk iu takon. Pra, Prokuroria ia propozon gjykatës pezullimin e atyre pagave të veteranëve për ata njerëz, të cilëve nuk iu takon””, theksoi Hoxha.

Ndërkohë, aktakuza e veteranëve e cila u bë gati nga ish-prokurori Elez Blakaj, i cili dha dorëheqje pa e dërguar atë në gjykatë. Blakaj akuzonte pikërisht eprorin e tij, Reshat Millakun, se e ka “tradhtuar” gjatë përgatitjes së kësaj lënde.

Në letrën publike të shkruar nga Elezaj thuhej se ai dhe Millaku ishin dakorduar që për hetimet rreth listave të veteranëve të mos e informojnë kryeprokurorin e Shtetit, Aleksander Lumezi.

Elezaj akuzonte Lumezin se e ka penguar në punën e tij kur ka marrë në pyetje politikanë rreth aferës “Pronto”, por edhe gjatë hetimeve në rastin e veteranëve të rrejshëm.

Tutje, sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, për shtatë muajt e parë të këtij viti për këtë kategori janë ndarë më shumë se 44 milionë euro.

Sipas dokumenteve të kësaj ministrie që i janë dërguar Radios Evropa e Lirë, vërehet se për çdo muaj është rritur numri i përfituesve, rrjedhimisht edhe shuma e ndarë e mjeteve financiare.

Në muajin janar nga kjo skemë kanë përfituar 36,794 veteranë me një vlerë rreth 6.3 milionë eurosh, kurse në muajin korrik numri përfituesve është rritur në 37.771, për të cilët nga buxheti janë ndarë rreth 6.4 milionë euro.

Prokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se numri i përfituesve të jashtëligjshëm nga kjo kategori, mund të jetë deri në 19 mijë veta.

-Sponzor-