Këtu do të zhvillohet meçi i shumëpritur Bellew vs Haye

0

Sonte ( e shtunë ) do të zhvillohet meçi mes Tony Bellew dhe David Haye, një vit që kur Bellew mundi Haye në një takim të parë të paharrueshëm.

Fillimisht meçi ishte caktuar për muajin dhjetor, por për shkak të një dëmtimi të Haye është riorganizuar meçi shkruan IndeksOnline.

Gjersa bëheshin matjet zyrtare, Haye, i cili peshoi 95 kg, ka deklaruar se është gati për luftë. Ndërkohë Bellew tha se nuk do të ketë shumë efekt pesha kur të takohen të shtunën në Londër. Bellew peshoi 3 kg më pak, pra 92 kg.

Tony Bellew

“Pesha është vetëm një numër. Me të vërtetë mendoj se nuk do të ndeshem në ring me David Hayen. Dikush të më tregoni se kë e kam përballë?”, tha Bellew për Sky Sports.

“Do ta rrah David Haye pa marrë parasysh se çfarë dite e vitit është. Dhjetë vjet më parë ose tani, nuk ka rëndësi.

“Unë jam më i shpejtë se kushdo që ai ka pasur ndonjëherë, unë jam dikush që mund të diktojë, unë jam dikush që mund ta bëjë atë të humbasë, unë jam dikush që ka mjaft fuqi në grushtin e tij për ta bërë atë të mendojë dy herë për t’u angazhuar.

“Unë nuk jam duke thënë se jam më i mirë se çdo luftëtar me të cilin përballet, sepse ai është përballur me luftëtarë shumë më të mirë se unë – Wladimir Klitschko është shumë më i mirë se unë, por ai nuk mund të bëjë gjërat që mund të bëj.

David Haye

“Bellew disi fitoi llotarinë në luftën tonë të parë, por më besoni, ai nuk do ta fitojë lotarinë dy herë.

“Unë kam qenë duke trajnuar çdo ditë për më shumë se gjashtë muaj. Unë tashmë ndjehem në formë, më i fortë dhe më atletik sesa në përballjen tonë të parë. Do të shijoj mundësinë që të ri-shkruaj përfundimin e historisë Haye-Bellew”.

Vlen të theksohet që takimin e tyre të parë Bellew e fitoi pas një ndërprerjeje në raundin e 11-të, pasi Haye pësoi një dëmtim serioz të thembrës.

Tony Bellew:

Meçe – 32
Të fituara – 29
K.O – 19
Humbje – 2
Barazime – 1

David Haye:

Meçe – 31
Të fituara- 28
K.O – 26
Humbje – 3
Barazime – 0

Ballafaqimi mes këtyre dy boksierëve pritet të fillojë rreth orës 23:00 sipas kohës sonë lokale dhe zhvillohet në Londër, në Arena O2. 

/IndeksOnline/