Keqinformimi nuk i shërben mbrojtjes së mirëfilltë të gruas

0

Instituti për Mbrojtjen e Vlerave Demokratike në Kosovë, përveç tjerash, fokus tëveçantë ka edhe objektivin për Mbrojtjen e Viktimave të Dhunës Familjare. Në kuadër të fushëveprimit të vet, IMVD ka analizuar edhe pohimet në lidhje me viktimat e dhunës në familje, më saktësisht vrasjet e grave, temë kjo e trajtuar ditët që lamë pas por edhe aktualisht. IMVD e sheh me shumë rëndësi,informimin e mirëfilltëtë publikut në lidhje me këtë temë, dhe dëshiron të informoj se publikimi i listës me emrat e 101 Grave të Vrara, listë kjo qëështë publikuar në gazetën Bota Press, nga Gazetarja dhe Aktivistja për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut zonja Elvanë Berani, nuk pasqyron informacion të saktë. IMVD i është referuar burimeve të hapura dhe ndërmarrë një hulumtim për secilin rast veç e veç. Hulumtimi është bërë duke ju referuar burimeve të hapura, ato të mediumeve dhe rrjeteve sociale, dhe nga këto burime del se nga kjo listë prej 101 rasteve, janë 12 vrasje që kanë ndodhur në Republikën e Kosovë, dhe jo siç keq informohet publiku, për 101 raste të tilla. Në lidhje me emrat në këtë listë, përveç 12 vrasjeve, të gjitha vrasjet e tjera kanë ndodhur jashtë terrorit të Republikës së Kosovës, respektivisht shumica e këtyre vrasjeve kanë ndodhur në Shqipëri, por ka raste të cilat kanë ndodhur edhe në Itali, Zvicërr dhe Gjermani.

 

Sponzor

Po ashtu nga ky hulumtim është vërejtur se në këtë listë janë përfshirë edhe vrasjet të cilat nuk hyjnë në kategorinë e dhunës familjare, por që janë vrasje me motive krejtësisht të tjera. Kësisoj,IMVD dëshiron të tërheq vëmendjen e mediumeve në përgjithësi, dhe të Bota Press në veçanti,për lajmin e botuar me datën 9 gusht 2018, që t’i kushtojnë kujdes të shtuar saktësisë dhe korrektësisë së informacioneve nga burimet jo kredibile, në rastin konkret nga keqinformimi i znj. Elvanë Berani, e cila kishte publikuar këtë listë, me pohimet siç shprehet ajo, “ te vrara dhe të pambrojtura nga Policia e Shtetit të Kosovës”.

 

Për informimin e drejtë të publikut, ndonëse kjo listë e shpërndarë në internet, portale dhe mediume të ndryshme i atribuohet dhunës së meshkujve ndaj grave,në këtë listë ka edhe raste të vrasjes për qëllime të hakmarrjes, ku janë vrarë edhe meshkuj edhe femra në Shqipëri, raste të grabitjeve në bankë ku është vrarë një femër në Shqipëri, si dhe raste të aksidenteve me veturë ku është shkelur këmbësorja teksa po kalonte rrugën. Shtrohet pyetje si mund të futen këto raste ne kategorinë e dhunës në familje?! Duhet theksuar se keqinformimi nuk i shërben mbrojtjes së mirëfilltë të gruas nga abuzimi dhe nuk i shërbejnë zvogëlimit të rasteve të dhunës në familje, në fakt ka efekt krejtësisht të kundërt.Ky lloj i keqinformimitkrijon një amulli në lidhje me zhvillimet sociale dhe institucionale, në fushën e dhunës në familje.

 

Duhet theksuar që secila jetë e njeriut është e shenjët, por që IMVD vlerëson se raportimi i drejtë dhe i saktë i tyre dhe veçanërisht i motiveve i shërben përpjekjeve të përbashkëta në luftimin e kësaj dukurie. Është fakt se Gruaja e Kosovësështë e rrezikuartëjetë pre e vrasjesnësenukiofrohet mbrojtje kurajo I drejtohet Policisë së Kosovës duke paraqitur kërcënimet, në këtë segment tani më i mbetet shtetit të Kosovës të veprojë ndryshe , me efektivite tdhe me mbrotje të viktimave që paraqesin kërcënimet në Polici, që të evitohen vrasjet e Grave në Kosovë. Edhe po të vritej vetëm një Grua, është alarm i madhe për Kosovën,  në shekullin në të cilin nejetojmë dhe marrë për bazë sistemin Demokratik, si dhe ligjet në fuqi të cilat së bashku garantojnë mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

 

Nëse duhet kërkuar llogari nga Policia e Kosovës për mosintervenim adekuat dhe për mosmbrojtje të viktimave pas paraqitjes së kërcënimeve atëherë kjo llogarinë raport me këtë listë duhet kërkuar për 12 rastet e vrara në Kosovë dhe jo për 101 raste, që nuk kanë ndodhur në Republikën e Kosovës.   Në asnjë formë nuk shfajsohet Policia e Kosovës e cila nuk ka reaguar me kohë      dhe nuk ka vënë në funksion mekanizmat mbrojtës kundrejt kërcënimeve, qëjanë paraqitur nga Gratë e vrara. Por që kjo kërkesë të ketë efektin më të plotë dhe real besoj se duhet referuar të dhënave më të sakta. Kosova nuk do duhej të mbesë nën errësirën emendësive fanatik e patriarkale, të cilat në thelb kanë përbazë cungimin e të drejtave të njeriut deri në fatalitet.

 

Gratë në Kosovë nuk duhet kërkuar të drejta dhe mbrojtje, duhet kërkuar zbatimin e Ligjit nga Institicionet e Kosovës. Sepse është Ligji ai që u ofron mbrotje, siguri dhe të drejta dhe në asnjë formë individët e caktuar apo edhe njesitë. Mos zbatimi i Ligjit në këtë drejtim ishte, është dhe mbetet përgjegjësi Institucionale.

 

Kërkimi i llogaridhënies institucionale nga akterë relevantë duhet të bazohet në informacion dhe analiza të sakta, në të kundërtën, keqinformimi është dëmtim i atyre përpjekjeve. Në këtë kuadër, kërkojmë nga organet përgjegjëse për mbikëqyrjen e Mediumeve në Kosovë që të reagojnë ndaj këtyre keqinformimeve, dhe njëkohësisht IMVD fton aktivistet për mbrojtjen e të drejtave të grave në Kosovë që të mos i referohen kësaj liste në raport me Gratë e vrara në Kosovë. Ftojmë institucionet që të prodhojnë analiza dhe informacion tëpërditësuar, ashtu që në të ardhmen të evitojmë keqinformimin, pavarësisht motiveve, dhe në veçanti i ftojmë ato të merren aktivisht me luftimin e kësaj dukurie të shëmtuar.

 

 

Nga lista me 101 emra të Grave të vrara, që qarkullon në portale, mediume dhe rrjete sociale, në Kosovë janë vrarë 12 Gra:

 

  1. Zenepe Bytyqi
  2. Diana Kastrati
  3. Donjeta Pajazitaj
  4. Antigona Morina
  5. Miradie Hetemi
  6. C 66 Vjeqare –Vret Gruan dhe Vetën
  7. Valbone Nrecaj
  8. Dafina Zhubi
  9. Igballe Llaloshi
  10. Sevdije Berisha
  11. Valbona Marku dhe vajza e saj

 

Në vijim ju sjellim disa nga linqet ku është publikuar kjo listë, sigurisht jo të gjitha por gjithsesi me impakt mjaftë negativ për opinionin dhe me efekt krejtësisht të kundërt në aspektin e Mbrojtjës së Viktimave të Dhunës në familje.

 

http://botapress.info/skandalozeja-sa-femra-u-vrane-pas-luftes-ne-kosove-nga-dhuna-e-burrave/

https://ëëë.gazetaexpress.com/lajme/gjinia-e-lige-101-gra-te-vrara-628-raste-te-dhunes-ne-familje-vetem-kete-vit-565855/

https://infoglobi.com/kiqina-keto-jane-101-grate-e-vrara-ne-trojet-shqiptare-shumica-ne-kosove-e-shqiperi/ shumica nga kosova e shqiperia

http://ëëë.kosovapress.com/sq/siguri/te-gjithe-kerkojne-drejtesi-per-grate-e-vrara-madje-edhe-femijet-e-njeres-prej-tyre-174634/

https://ëëë.mekulipress.info/emrat-e-101-grave-dhe-vajzave-qe-u-vrane-nga-burrat-lista-e-gjate-e-grave-dhe-vajzave-te-vrara-nga-jashteqitjet/

 

 

 

Vlora Jashanica,

Drejtoreshë e Institutit për Mbrojtjen e Vlerave Demokratike.

-Sponzor-