“Kaubojtë” e armatosur vazhdojnë me performanca publike, policia nuk ka informacion

0

“Kaubojtë” e armatosur vazhdojnë të performojnë publikisht në rrjetet sociale.

Një i tillë është shfaqur në rrjetin social facebook, ku shihet derisa luan, kërcënon dhe gjuan shokët e tij për ta dëgjuar dhe për t’i dhënë para. Në një ndejë mes shokësh, Lavdim Sadiku nga Mitrovica, shtinë me armë derisa prej tij arrin të sigurojë 100 euro.

Sponzor

Mbajtja dhe përdorimi i armëve ndëshkohet me Kodin Penal si vepër penale, ndërsa debati për armët është zhvilluar pas deklarimeve publike të Kryeministrit Haradinaj, i cili ka thënë se nuk bahët kiameti që të shtihet me armë sepse kjo është në traditën shqiptare.

Express ka kontaktuar më policinë për këtë rast, por ata kanë thënë se nuk kanë informacione dhe se rasti do të trajtohet posa të kenë informacione.

 

-Sponzor-