Kapen katër të dyshuar për vjedhje në Klinë

0

Policia e Klinës  ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë  një grup prej katër personave të dyshuar për vjedhje.  Të njëjtit gjatë intervistimit kanë pranuar se në bashkëveprim kanë kryer vjedhje të ndryshme në këtë rajon.

Policia njofton se në lidhje me rastet është njoftuar prokurori i shtetit dhe të gjitha veprimet policore në teren janë ndërmarrë në koordinim me të njëjtin.

Sponzor

Nga të dyshuarit janë konfiskuar pesë televizorë të llojeve te ndryshme, një  pompë uji, një motosharrë dhe dy  fshesa elektrike.

Bëhet e ditur se këto vepra penale kryesisht janë vjedhje të rënda dhe vjedhje të ndodhura në shtëpi, banesa dhe dyqane afariste të qytetarëve të Klinës me rrethinë, transmeton Gazeta NewBorn.

-Sponzor-