Kaos në pikën kufitarë në Han të Elezit

0

Në pikën kufitare me Maqedoninë, në Han të Elezit, është krijuar kolonë e madhe e veturave, kjo për shkak të rënies së sisitemit kompjuterik. Kështu ka njoftuar një lexues i Gazetës Express nga vendi i ngjarjes.
“Ka rënë sistemi kompjuterik, kah maqedonët. Pritjet janë shumë të gjata”, tha një lexues besnik i Expressit.

Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Vlen të ceket se gjatë vikendit fluksi i kosovarëve është më i shtuar për vizita në Maqedoni.

-Sponzor-