Kadri Veseli refuzon të bën 1 minutë heshtje për Ukshin Hotin, ja arsyeja

0

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur pas orës 10:00, në fillim të saj deputeti i Nismës, Milaim Zeka, propozoi që të mbahet një minut heshtje për veprimtarin Ukshin Hoti. Kjo kërkesë erdhi për shkak të përvjetorit të Hotit.

Por, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se kjo kërkesë nuk mund të reazliohet.

Sponzor

“Nuk guxojmë me mbajt heshtje për njerëzit që janë të zhdukur dhe nuk dihet për fatin e tyre”,tha Veseli, transmeton Gazeta Express.

Rreth Ukshin Hotit:

Më 16 maj 1999, kur në Kosovë po zhvillohej lufta, Ukshin Hoti arrin te fundi i dënimit të tij politik në burgun e Dubravës, pasi u arrestua nga forcat serbe, por dhe pse doli nga burgu, ai asnjëherë nuk u kthye në shtëpi.

Prej atëherë nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Hoti ishte veprimtar dhe intelektual i shquar politik në Kosovë.

Për nder të veprës së veprimtarit Ukshin Hoti, sot në orën 16:00 në Institutin Albanologjik mbahet tryezë përkujtimore

-Sponzor-