“Ka ardhur koha që shqiptarët ta kenë presidentin shqiptar”

0

Ka ardhur koha, që shqiptarët të kenë presidentin shqiptar, ndërsa kjo do të dëshmohet më 21 prill.Kështu ka deklaruar në Strugë, kandidati për president Blerim Reka, i cili mbështetet nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA.Ai deklaroi se zgjedhja e presidentit shqiptar është e vonuar shumë, pasi 40 vite në komunizëm dhe 30 vite pas komunizmit të tjerët vazhdojnë t’i duan shqiptarët si qiraxhi.

“Merreni me mend, nuk po ikin vetëm të papunët, nuk është emigrim social siç ishte në vitet e 70-ta, as nuk është emigrim nga koha e Rankoviqit në vitet e 50-ta. Po shkon inteligjenca, por shkojnë të shkolluarit, po shkojnë të punësuarit nga administrata shtetërore, nga mungesa e perspektivës, vizionit dhe besimit në një shtet të kapur, në një shtet privat, në një shtet ku ka drejtësi selektive, administratë të nepotizuar dhe gjyqësor të politizuar. Nuk është kjo Republika për të cilën menduam dhe aspirojmë”, tha Reka.

-Sponzor-