Ju prezantojmë Frabrikën e Mishit ”Vëllezërit Neziraj”, një ndër fabrikat me mishin më kualitativ në vend

0

Importimi i mishit të prishur nga Belgjika për në Kosovë kishte bërë bujë të madhe dhe kishte ndezur edhe alarmet e qytetarëve. Por në Kosovë ekziston tanimë një fabrikë e cila posedon mish kualitativ dhe me garancion.

Ajo është fabrika e mishit “Vëllezërit Neziraj” Nga Deçani që tani njihet një nderë fabrikat me mishin me kaulitativë në vend.

E cila kompani tani ka zgjeruar sherbimet e saj në të gjithë Kosovëm me brendin e saj “EKO NATYRA”.

Sot kjo fabrikë veqse ka marrë formën e saj finale, ndër tjerash, kompania tyre ka arritur që të investojë në pikat kyqe të përpunimit të mishit të cilat kanë ndikuar direkt në rritjen e standardeve të higjienës dhe kualitetit të produkteve të mishit. Respektivisht këto pika përfshijnë zgjerimin e fabrikës për 225 m2 , që përfshinë komplet 2000m2, instalimin e linjës së re përpunuese me standardet më të larta europiane siç janë HACCP dhe ISO 22000, Sherbime me të gjitha standartet euripane siç janë: kombat me frigoriferë të kompanisë Citroen prodhim 2017. Kjo bën që mishi të jetë me i freskët dhe me i sigurt për qytetarët që të ushqehën me këtë mishë te kësaj kompanie.

Vlen të thekësohet që kjo kompani furnizohet nga fermerët në Kosovë. Kryesishtë janë 170 fermerë në gjithë Kosovën. Të cilët fermerë rrisin gjedha për këtë kompani.

Ne i’u sjellim historikun e kompanisë që tregon vetë kulturat dhe traditen shqiptare një nderë traditat tonë daton të jetë edhe kjo kompani:

Kompania “Vëllezërit Neziraj” që tani me brendin e ri njihet si komania “EKO NATYRA” datonë qysh nga vitet 88’ , 89’ ky biznes kishte nisur fillimisht me kapacitete të vogla si therrtore që ka përmbushur nevojat lokale, për t’u zhvilluar më tutje në periudhën e pasluftës kur kompania nis ekspansionin e saj duke iu referuar zgjerimit të saj dhe hapjes së linjës së prodhimit të mishit.

Në vitin 2008 kompania arrin të ndërtojë objektin e ri në të cilin është implementuar edhe ky investim i ri, i cili objekt i ka paraprirë kritereve të nevojshme që këta sot të kenë një fabrikë me të gjitha kompomentet dhe potencialet e duhura për t’a përballuar një investim të këtij niveli.

Si dhe gjithashtu ka kontribuar në rritjen e punësimit duke krijuar 20 vende të reja pune në sektorin e përpunimit të mishit.

Përveq kësaj, investimet që ka bërë kjo kompani ka rritur pjesëmarrjen e saj në tregjet vendore me synim që të penetrojë edhe në tregjet jashtë Kosovës.

Gjithashtu vlen të theksohet se kjo fabrikë në aktivitetet pasuese të tij do të ketë mbajtjen e trajnimeve për mbarështim të kafshëve për 350 farmerë, si dhe do ti jap mundësi 500 nxënësëve nga shkollat e mesme të bujqësisë që të ndjekin praktikën profesionale në fabrikën.