Ja veprimi i parë i Majlindes pas keqpërdorimit të emrit të saj nga disa mashtrues në Facebook

0

Një faqe në Facebook i hapur në emër të Majlinda Kelmendit ka shpërndarë lajme të rrejshme për një duel të kampiones olimpike me një xhudiste serbe. Avokati i autorizuar nga Kelmendi, Arianit Koci ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj keqpërdoruesve të emrit të xhudistes

Në dy postimet e fundit të këtij profili të rrejshëm, thuhej se është duke u organizuar një duel të kurdisur me një xhudiste serbe dhe kishte shkruar se në bazë të komenteve që do të merrte postimi do të vendoste nëse do të përballej në këtë duel.

Avokati i autorizuar nga vetë Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka, Arianit Koci, ka thënë se do të bëjë kallëzim penal ndaj atyre që kanë keqpërdorur emrin e Kelmendit në Facebook.

Sponzor

“Tash më autorizoi Majlinda Kelmendi dhe Dritoni të bëjë kallëzim penal ndaj atyre që kamë keqpërdorur emrin e saj në Facebook”, ka thënë Koci, për Express.

Trajneri Driton Kuka në një postim në Facebook, ka thënë se Kelmendi nuk ka asnjë profil të saj zyrtar dhe i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të hetojë rastin.

“Majlinda ska facebook as instagram as asnjē rrjet tjetër social! Miq të nderuar, media por edhe organet e policisë për krime kibernetike mundësisht të parandalohen matrapazët e mashtruesit me emër të Majlindës”, ka shkruar Toni Kuka.

-Sponzor-