Ja si do të duket stema e Asociacionit

0

Përfaqësuesit e katër komunave veriore me shumicë serbe në Kosovë janë tubuar në hapësirat e Gjykatës në Mitrovicën e Veriut për të diskutuar mbi themelimin e Asociacionit të Komunave serbe, njofton Klan Kosova.

Në foltoren e dedikuar enkas për këtë takim është vendosur edhe stema e re e Asociacionit.

Se atje do të flitet për AKS-në e kishte paralajmëruar një ditë më parë në Beogard edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Pas takimit të djeshëm të përfaqësuesve të Listës Serbe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, pos daljes nga Qeveria e Kosovës, ata paralajmëruan se më 20 prill do ta formojnë vet Asociacionin