Ja sa milionë myslimanë do të nisen për në Haxh

0

Arabia Saudite po përgatitet për organizimin e Haxhit, duke filluar të dielën, derisa 1.6 milionë besimtarë myslimanë kanë arritur në “mbretërinë ultrakonservative”.

Peligrinazhi prezanton një nga pesë shtyllat e islamit dhe kërkohet që të paktën një herë gjatë jetës të vizitohet nga myslimanët.

Sponzor

 Ditët e fundit, besimtarët kanë arritur në Mekë nga e gjithë bota, duke thirrur “Këtu jam Zot, i përgjigjem thirrjes tënde, këtu jam”.Haxhi i mundëson besimtarëve të jenë më afër Zotit.

“Ndjenjat e mija janë të papërshkrueshme”, tha Imad Abdel Raheem, një pelegrin egjiptas.

Burrat që vizitojnë Haxhin vishen vetëm me një pelerinë të bardhë, që simbolizon bashkimin në mes të myslimanëve dhe barazinë para Zotit. Gratë veshin fustane të gjatë, mbulojnë flokët dhe nuk mbajnë grim për të shfaqur pastërtinë shpirtërore para Zotit

-Sponzor-