Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

0

Punëtorët e Qendrës Korrektuese në Dubravë mbajnë protestë njëorëshe me kërkesë rritjen e koeficientit të pagave. (Dubravë, Istog, ora 8.00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione diskutim me përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me rastin e fundit në Drenas. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 10:00)

Grupi i Parlamentar i LDK-së mban konferencë për medie. (Holli para sallës C-301 në Kuvendin e Kosovës, ora 10.00)

Sponzor

Mbahet tryeza e rrumbullakët me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të Epilepsisë. (IKSHPK, ora 11.00)

Mbahet marsh protestues i organizuar nga gratë dhe aktiviste të tjera të shoqërisë civile lidhur me rastin e fundit në Drenas. (Nisja në ora 11.30 nga ish-objekti i Gjykatës Komunale, për të vazhduar te Stacioni i Policisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj)

Nën përkujdesjen e presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi mbahet akademi për 100-vjetorin e organizatës politike “Xhemijet”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ora 12.00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takim me laborantët e FSHMN-së Departamenti i Kimisë. (Kuvendi i Kosovës, Salla N 303, ora 13:00)

Me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të Epilepsisë shpërndarhen materiale edukativo-shëndetësore. (Pranë “NEWBORN-it, Prishtinë, ora 13.00)

Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në kompaninë e prodhimeve nga druri “Gacaferi” në Pejë. (Ora 14:30)

Kryeministri Ramush Haradinaj takon familjet e dëshmorëve të Komunës së Deçanit. (Restorant ‘Antika’, Lëbushe, ora 16.30)

-Sponzor-