Ja çfarë do të ndodhë sot në Kosovë

0

Ngjarjet e datës 9 nëntor
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikqyrje të Forcave të Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Institutin për Afirmim të Marrëdhënieve Ndër-etnike, organizon debatin publik për pakon e Projektligjit për FSK-në, me pjesëtarët e komunitetit joshqiptar. (Qendra mediale në Çagllavicë, ora 10:00)

Sponzor

Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, ku do të behët shqyrtimi i Projektligjit për sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj, do të shpaloset programin ndërshtetëror për rininë. (Objekti i Qeverisë së Kosovës, salla P38, ora 10:00)

Në kuadër të vitit të Skënderbeut, me rastin e 550-vjetorit të Heroit Kombëtar dhe 12-vjetorit të bashkëpunimit të Shkollës “Elena Gjika” me shkollat e Shqipërisë, organizohet një program i veçantë kulturo – artistik. (Teatri “Dodona”, ora 10:00)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës vizitojnë “Plus Market” në Ferizaj. (Ferizaj, ora 10:30)

Roma Versitas Kosova dhe Romawood mbajnë konferencë lidhur me edicionin e pestë “Rolling Film Festival”. (Kinema ABC, ora 11:00)

Bëhet promovimi i librit “Ali Aliu Kelmendi – Ringjallja e Prometeut” i aktivistit Avni Dehari. (Hapësirat e Bibliotekës Kombëtare, ora 12:00)

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj. (OEK, ora 12:30)

Ministri i MPMS-së, Skender Reçica, bën lansimin në konsultime publike të Koncept Dokumentit për Rregullimin dhe Menaxhimin e Fushës së Pensioneve dhe Beneficioneve, të hartuara nga MPMS. (Salla e konferencave në MPMS, ora 13:00)

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, në vazhdën e takimeve të ndryshme javore, për takime me qytetarë në zyrën e tij, për të gjitha palët e interesuara. (Nga ora 13:00)

Nxënësit e shkollave fillore do të vendosin lule në shënim të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. (Pranë Pallatit të Rinisë, ora 14:00)

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do të ketë takimin me drejtorët e drejtorive të inspeksioneve komunale. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P 38, ora 14:00)

Në shënimin e vitit jubilar 550-vjetorin e kalimit në amshim të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, promovohen tre libra të rinj për Skënderbeun. (Salla e Rezidencës së Ipeshkvisë pranë Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, ora 19:00)

-Sponzor-