Ismet Krasniqi tregon arsyet pse nuk u lejuan të futen në Serbi karateistët e Kosovës (Video)

0

Kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Ismet Krasniqi ka treguar për problemet që i kanë kaluar ata gjatë tentimit për të kaluar kufirin në mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdare.

Ai në emisionin “Debat Plus”, me gazetarin Ermal Panduri ka thënë se ata ndonëse janë ftuar nga ana e Federatës Evropiane për të marrë pjesë ne Kampionatin Evropian të Karatesë, ata nuk janë janë lejuar nga policia serbe, që të shkojnë në Novi Sad.

Sponzor

“Kur jemi kontaktuar na është kërkuar nga federata serbe e karatesë emrat, lejet e njoftimit, fotografitë, pesha, madje edhe kilogramët. Kjo kërkesa për gjatësinë nuk ka kuptim. Të dhënat na kanë shkuar deri në MPB-në e Serbisë”, ka shtuar Krasniqi.

Ismet Krasniqi rrëfen arsyet që nuk u lejuan të futen në Serbi karateistët e Kosovës

Ismet Krasniqi rrëfen arsyet që nuk u lejuan të futen në Serbi karateistët e Kosovës.

Posted by RTV Dukagjini on Thursday, May 10, 2018

-Sponzor-