Ish-ambasadori i Holandës: Ku ishte BE-ja kur Serbia shkeli 12 pikat e marrëveshjes me Kosovën, pse nuk reaguan edhe për deklaratën e egër të Daçiqit

0

Ish-ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka reaguar ndaj deklaratës së Bashkimit Evropian pasi kërkoi që Kosova të heq vendosjen e taksës doganore për 100 për qind për mallrat serbe.
Bosch ka thënë se Bashkimi Evropian nuk reagon kurrë ndaj Serbisë, edhe kur këta të fundit shkelin marrëveshjen.

“Kjo ishte e fortë, por ku është reagimi i BE-së ndaj Serbisë për shkëputjen e marrëveshjes 12 pikëshe mbi normalizimin e marrëdhënieve e cila thotë se të dyja vendet nuk duhet të pengojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt BE-së, gjë që Serbia e bën gjatë gjithë kohës me Kosovën. Të mos e përmendim deklaratën e egër të Daçiqit për vendet që votuan për Kosovën”, ka shkruar Bosch në rrjeti social Facebook.

Sponzor

Ai ka theksuar se BE nuk harron të flasë për Asociacionin e komunave serbe por harron t’ia kujtoj Serbisë përgjegjësitë e tyre.

“Me veprimet e tyre ata po e përbëjnë procesin e ‘normalizimit të marrëdhënie’ objekt tallje”, ka përfunduar Bosch.

-Sponzor-