Ibrahimovic parashikon sezonin e Man Utd

0
Zlatan Ibrahimovic është optimist për një sezon special nga Manchester United.

Zlatan Ibrahimovic mendon se Manchester United do të kalojë një “sezon special” pasi përcolli ekipin duke u stërvitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, sulmuesi i LA Galaxy sugjeroi se menaxheri i “Red Devils”, Jose Mourinho ka “diçka në proces” në afatin kalimtar të verës.

Ish sulmuesi i Manchester United publikoi një mesazh pozitiv për tifozët e ekipit në Instagram.

“Përshëndetje të gjithëve. Shikojeni kush e ka përcjell ekipin duke u stërvitur. Shoh shumë kualitet, por jo kualitet si unë”, deklaroi Ibrahimovic, i buzëqeshur, përcjell “lajmi.net”.

“Është kënaqësi që i shoh djelmoshat sërish dhe t’i shoh të lumtur duke u stërvitur mirë. Bëhuni gati për këtë sezon sepse do të ndodhë diçka speciale”, u shpreh ai.