I zbulon eksperti i sigurisë: Këto janë sekretet e bazës ruse në Nish, ja çka synon Serbia

0

Eksperti dhe njohësi i fushës së sigurisë, Fadil Kajtazi në faqen e tij në facebook, ka shkruar lidhur me qendrën sekrete rusë në Nish.

“Qëllimet janë kryesisht mbështetje Serbisë për desabilizimin e Kosovës, apo moslënien e saj që të konsolidoj shtetësinë. Përmes agjenturës së konsoliduar, ata zhvillojnë aksione subversive në formë “duke shkaktuar dhe menaxhuar kriza”, e cila në fund ka qëllim krijimin e kaosit. Këto aksione zhvillohen kryesisht sipas shablloneve të njohura të luftës speciale serbe ë bazuuar në katër shtylla”, shkruan ndër tjerash Kajtazi.

Sponzor

Ky është postimi i plotë:

Agjentura nga Nishi

Qendra në Nish, nuk është më sekrete pasi që ajo ka një lokacion i cili mndë të identifikohet lehët edhe përmes internetit. Ndërkohë veprimtaria e kësaj qendre është sekrete. Ajo “legalisht” mban statutin e një “Qendre për reagime emergjente nga fatkeqësitë natyrore” dhe për njohësit e çështjeve të sigurisë, një qendër e tillë e një superfuqie botërore është e pakuptimtë pasi Serbia dhe rajoni nuk janë vende të cilat goditen shpesh nga fatkeqësitë elementare.

Së dyti, edhe kështu e kamufluar, për momentin, ajo nuk është qendër ushtarake siç donin rusët ta bënin në Kubë në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar. Kështu që në aspektin ushtarak Kosova nuk ka ndonjë kërcënim për shkak të karakterit të saj dhe për shkak të pranisë së NATO-së.

Kërcënimi i Kosovës nga kjo bazë i vije nga destinacioni i vërtetë për të cilin është themeluar kjo bazë. Ajo rol primarë ka zhvillimin e aktiviteteve të spiunimit në hapësirat ballkanike, ku Kosova padyshim është departament në vetë në organikën e kësaj baze. Aktivitetet e spiunimit në drejtim të Kosovës nga kjo bazë zhvillohen në nivel operativ-përmes agjenturës dhe, në nivel elektronik-përmes përgjimeve të rrjetit të telekomunikacionit në Kosovë.

Fatkeqësisht këto aktivitete serbët dhe rusët në Kosovë i zhvillojnë me lehtësi, për shkak të strukturave të dobëta dhe të korruptuara politike dhe shtetërore të Kosovës.

Qëllimet janë kryesisht mbështetje Serbisë për desabilizimin e Kosovës, apo moslënien e saj që të konsolidoj shtetësinë. Përmes agjenturës së konsoliduar, ata zhvillojnë aksione subversive në formë “duke shkaktuar dhe menaxhuar kriza”, e cila në fund ka qëllim krijimin e kaosit. Këto aksione zhvillohen kryesisht sipas shablloneve të njohura të luftës speciale serbe ë bazuuar në katër shtylla:

E para, Kamuflimin e veprimtarisë së fshehtë deri në masën që ajo të duket gjë e rëndomtë, duke e reduktuar në nivelin e një fatkeqësie elementare;;

E dyta, Sulmin masiv mbi popullatën ose grupet që e masivizojnë efektin;

E treta, veprimtaria e fshehtë, të orientohet në fushat që kanë ndikim psikologjik te popullata, në mënyrë që me kalimin e kohës, ose të shkaktojnë gjendjen e depresionit dhe paperspektivës, ose të krijojë efekte që i konvenojnë agresorit, në këtë rast Serbisë;

Dhe e katërta, , ndikimi në krijimin e masave të mëdha njerëzish që përhapin idenë se pushteti i agresorit (në këtë rast i Serbisë) është më i mirë.

Dhe po ta shikosh përditshmërinë tonë, neve dukuritë negative na janë shndërruar në spontanitet dhe jemi imunizuar ndaj tyre; Së dyti, ne çdo ditë dëgjojmë qytetarë të niveleve të ndryshme që i masivizojnë (legalizojnë) dukuritë negative si korrupsionin, krimin, prostitucionin. A nuk jemi dëshmitar që te shqiptarët kurvnia është ngritur në institucion. Rasti i policit në Drenas është vetëm si pasojë e masivizimit të efektit, pra bërjes fenomen te kurvnisë-rrenës-hajnisë; Së treti, a nuk kemi një tregues që në kulmin e llahtarisë së luftës kemi qenë populli më optimist në Evropë, kurse tani jemi shndërruar në popullin më depresiv. Kemi ikje masive të gjeneratë së re nga vendi, rënie të nivelit të natalitetit, rënie të nivelit të arsimit dhe shëndetësisë, me një fjalë janë krijuar efekte që i konvenojnë agresorit, në këtë rast Serbisë; dhe së katërti, ne çdo ditë dëgjojmë njerëzit tanë të cilët një pjesë e tyre nga halli e një pjesë e tyre nga detyra publikisht deklarojnë se “edhe në kohë të Titos ka qenë më mirë” apo edhe “në kohë të Serbisë ka qenë më mirë” apo nga moszgjidhja e problemeve shëndetësore nëpër spitalet tona, ata detyrohen të shkojnë për shërim në Serbi dhe kur kthehen detyrimisht thonë që “atje po të trajtojini më mirë”

Pra të gjitha këto janë aktivitete të koordinuara mirë të cilat një pjesë e tyre përpunohet, mbështetet dhe zhvillohet në drejtim të Kosovës nga baza ruse në Nish.

-Sponzor-