I pamposhtur i zgjedhjeve studentore i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje!

0

Rifat Krasniqi sa ishte studentë ishte i pamposhtur në zgjedhjet studentore, ai bëri diçka që nuk ka ndodhur më herët, ai fitoi rresht zgjedhjet studentore. Rifati ka qen studentë bursist, njihet si njeri i vendosur dhe i pathyeshëm dhe mjaft i shoqërueshëm!

Në një kohë u sulmua shumë pasi mbrojti interesat e studentëve, duke e ngritur zërin në senatin e Universitetit të Prishtinës, por për realizimin e kërkesave ai organizoi shumë protesta deri në realizimin e tyre. Edhe pse kishte shumë sulme ai arriti të fitojë bindshëm duke marrë mbështetjen e studentëve fuqishëm! Rifati ishte Kryetar i Këshillit të Studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, për të vazhduar më pas Senator në Senatin e Universitetit të Prishtinës, antarë i bordit të Unionit të Studentëve të Kosovës, sot është Asistent i rregullt në Universitetin e Prishtinës përkatësisht në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Pasi ka kontaktuar redaksia jonë, Rifati thotë: Se më herët ka mbështetur subjekte apo individ të partive tjera, por jo me u antarsu, por sot jemi bashkuar me shokë që të bëjmë ndryshimin e madh që i nevojitet kësaj shoqërie dhe këtij vendi, do të luftojmë pa kompromis të keqen e këtij vendi ashtu si luftuam për të drejtat e studentëve. Është koha e fundit ku rinia duhet të reagojë dhe të thotë fjalën e saj, mjaft më me keqpërdorime e vjedhje, është rinia ajo që gjithmonë e bëri ndryshimin, edhe tani ka ardhur koha- këto ishin fjalët e MSc.Ass.Rifat Krasniqit. Mbështetja e Rifatit nuk i mungoi as në ditën e bashkimit të tij me lëvizjen ku shihet një numër i madh i mbështetjes që e gëzon!

-Sponzor-