I japin lamtumirën e fundit shokut të tyre të ekipit në mënyrën më të mirë të mundshme

0

Një ekip futbolli në Amerikë të Jugut ka nderuar ish-bashkëlojtarin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Pak para funeralit të tij, ekipi nderuan shokun e tyre të ndjerë duke e vendosur arkivolin e tij pranë portës, duke ia mundësuar atij që “të shënojë” për herë të fundit.

Videoja përplot emocione të fuqishme, bëhet edhe më prekëse në momentin kur goli hyn dhe shokët e tij kërcejnë mbi arkivolin e tij, transmeton Gazeta Express.

Disa prej lojtarëve mund të shihen duke qarë me lot.