Humbi jetën një 18 vjeçar?

0
A man walks past an ambulance and armed security forces at the scene of an attack outside an hotel in Mogadishu, Somalia June 14, 2017. REUTERS/Stringer - RTS174NS

Një djalë i moshës 19 vjeçare është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë teksa familjarët dyshojnë se ai mund të jetë mbytur në det.

Ngjarja është regjistruar në plazhin e Lezhës. I riu i ka humbur kontaktet prej disa kohësh me familjarët, të cilët rastin e denoncuan pranë policisë. Polumbarët e forcave speciale RENEA kanë ardhur në zonën e Ranës së Hedhun në Lezhë për t’u munduar të gjejnë trupin.

Sponzor

Kjo është e disata herë që këtë të dielë raportohet për persona të humbur. Pak orë më parë një tjetër i ri në moshën 31 vjeçare u zhduk në plazhin e Currilave në Durrës, teksa miqtë e tij dyshojnë se mund të jetë mbytur.

Ndërkohë në orët e paradites tre persona kanë rrezikuar seriozisht të mbyten në plazhet shqiptare, por fatmirësisht kanë ndërhyrë pushuesit e tjerë. Në këto kushte vihet menjëherë në dukje se mungesa e rojeve bregdetare po i kushton jetën shumë qytetarëve./Express

-Sponzor-