Horoskopi i ditës, sot 2 gusht..

0

Ky është horoskopi për sot…

Dashi

Nëse keni përjetuar një fazë të luhatur në dashuri, tashmë ka ardhur momenti që të tregoheni të kuptueshëm në raport me partnerin/en. Keqkuptime të vogla mund të zgjidhen. Horoskopi i kësaj dite mbron çështjet e biznesit dhe ju fton që të guxoni më shumë për tratativat e ardhshme.

Demi

Në këtë fazë të vitit do të keni mundësi që të jeni më kurajoz në dashuri. Nga ana tjetër sharmi juaj do të rezultojë i padiskutueshëm, duke bërë tërheqje të reja interesante. Në vendin e punës do të jeni më produktiv dhe fitues, por kujdes ndaj ndonjë vonese të vogël.

Binjakët

Po kërkoni më shumë stabilitet në dashuri, ndoshta për shkak të disa dyshimeve të vogla, të cilat gjatë javëve të fundit, ju kanë përhumbur në mendime. Në vendin e punës këshillohet që të mos sforcoheni shumë, pasi në të kundërt rrezikoni që në fund të ditës të jeni të ezauruar.

Gaforrja

Gjatë kësaj të enjteje duhet të jeni të vendosur në vendin e punës, për shkak se dikush nuk do të ngurojë që të hezitojë dhe që t’iu pengojë në arritjen e rezultateve të kërkuara. Këshillohet që të jeni të rrethuar nga aleatë të vlefshëm. Në dashuri do të merrni konfirmime të rëndësishme.

Luani

Kjo është një periudhë mjaft intensive në jetën tuaj, gjatë së cilës do të ndjeni nevojën për të përballuar sfida të rëndësishme për karrierën tuaj. Edhe në dashuri, ky është një moment i mbushur me zhvillime pozitive, ndaj jini sa më kurajoz dhe shfaqni hapur ndjenjat tuaja, për shkak se parashikohen përgjigje pozitive.

Virgjëresha

Keni bërë një punë të madhe me veten tuaj, duke tentuar të lini mënjanë të gjitha zhgënjimet e së kaluarës dhe tashmë do të ndiheni gati që të ndërmerrni një rrugëtim të ri në jetën tuaj, qoftë profesionale edhe atë emocionale. Kjo gjë do ju lejojë që të arrini rezultate të mëdha. Ajo që këshillohet për të lindurit e kësaj shenje, është që të tregojnë kujdes me shpenzimet.

Peshorja

Mos lejoni që të bllokoheni për shkak të ndryshimeve që po përjetoni, pasi mund t’iu pengojnë në realizimin e një nisme të re. Jini më të sigurtë në dashuri dhe mundohuni të jeni më aktiv dhe të pranishëm në çështjet në çift apo në familje.

Akrepi

Kjo e enjte parashikon mundësi të mira për të realizuar shumë çështje që i keni lënë zvarrë gjatë periudhës së fundit, sidomos në familje. Këshillohet që të jeni romantik dhe të planifikoni një pushim të vogël për të rigjetur pasionin dhe harmoninë në çift.

Shigjetari

Kjo është një periudhë e cila ju fton që të kërkoni më shumë stabilitet në çift, sidomos nëse në dashuri keni përjetuar mangësi nga ana e partnerit/es. Në vendin e punës duhet të jeni më të vendosur për të çuar përpara një projekt fitues, pa u ndikuar nga kritikat e të tjerëve.

Bricjapi

Kjo është një periudhë shumë e mirë për të shijuar relaksim dhe harmoninë me familjen dhe partnerin/en tuaj. Në vendin e punës duhet të jeni më aktiv, ndaj mos hezitoni të çoni përpara propozime të reja.

Ujori

Mund të viheni në qendër të vëmendjes sa i takon sfidave profesionale të rëndësishme për karrierën tuaj. Këshillohet që të ruani më shumë përqendrimin edhe në familje, pasi intuita e mirë do ju lejojë që të zgjidhni probleme të vogla burokratike. Orët e pasdites dhe mbrëmjes do ju gjejnë më romantik.

Peshqit

Në vendin e punës duhet të jeni më të guximshëm dhe të ndiqni intuitën tuaj, pasi tashmë nuk mund të lejoni që të “mbyteni” nga kritikat e të tjerëve. Edhe në dashuri do të jeni protagonistë në një histori emocionuese./noa.al