Harrojeni listat, veteranët e bëjnë edhe këtë

0

Sezoni i pushimeve tashmë ka filluar. Grupit do t’i bashkohen edhe veteranët e UÇK-së, që do t’i shijojnë pushimet verore në fillim të muajit korrik në bregdetin shqiptar të Durrësit me paratë e taksapaguesve kosovarë.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, në një prononcim për “Zërin”, ka treguar se numri i veteranëve që do t’i bashkohen grupit të parë do të jetë 250, raporton Zëri.Info.

“Kemi pasur takim me kryesinë. Me Këshillin Drejtues e kam përfunduar. Komisioni ka vendosur më 1 korrik të niset turra e parë. 250 do të shkojnë një herë, sepse nuk munden të gjithë përnjëherë për shkak se nuk ka vend në hotel. Në Durrës do të shkojmë”, ka deklaruar Gucati.

Sponzor

Në total, numri i veteranëve që do të shkojnë në det, e banja shëruese do të jetë 1500, me 300 mijë eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës.

-Sponzor-