Harrojeni komplet estradën, kjo video e prodhuar nga emisioni n’Kosovë Show ka thyer gjitha rekordet

0

Këtë javë në emisionin n’Kosovë Show të ftuar janë Valon Maloku, Antigona Kotorri, Vanesa Doçi, Alban Mehmeti si dhe Burhani i ‘semaforave’, shkruan Gazeta NewBorn.

Valoni dhe Antigona si dy njerëz që ndër vite kanë bërë emisione të ndryshme e ku kulmin e kishin kaluar me projektin ‘Përrallë me tupan”, nga aty doli edhe Shpetim Desku.

Dy producentët Maloku e Kotorri treguan se si bëhet një projekt i suksesshëm e deri tek aktorët që dolen nga projetet e tyre e që tashmë janë pjesë e televizioneve tjera, transmeton Gazeta NewBorn.

Emisioni n’Kosovë Show, mbanë rekod në videot e prodhuar, ku vetëm një video ka shkuar në 18 milion shikime në kanalin e Youtube-s, e këtë e arriti me këngën e Ibrahim Tatlises ‘Arraman’ këngë e kënduar nga Vanesa Doqi, ku emisioni n’Kosovë Show, i dha hapsirë për të dalë e për të parë në ekranin televiziv.

Pas këndimit të këngës vite më parë nga Vanesa, asaj iu ofruar një kontrat me pare te majme nga Turqia, të cilën ajo e kishte refuzuar, pasi që qëllimin e ka ta bëjë karrierën në vendin e saj në Kosovë/Gazeta NewBorn/