Haradinaj takon Darmanoviqin: Kosova dhe Mali i Zi s’kanë çështje të hapura, janë shembull i bashkëpunimit

0

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq.

Haradinaj pas takimit përmes një shkrimi në Facebook ka theksuar se Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë çështje të hapura dhe shërbejnë si shembull për përkrahje të ndërsjellë.

Sponzor

“Shtylla të rëndësishme të politikës së jashtme të Kosovës janë paqja, stabiliteti dhe ndërtimi i fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit, vlera të përbashkëta të cilat i ndanë me Malin e Zi. Takim miqësor me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe partneritetin politik. Si dy shtete, që nuk kanë çështje të hapura, Kosova dhe Mali i Zi shërbejnë si shembull në rajon për përkrahje të ndërsjellë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian” ka shkruar Haradinaj.

Darmanoviq më parë u takua edhe me homolohun e tij kosovar, Behgjet Pacolli dhe kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

-Sponzor-