Haradinaj: Nuk lejojmë që vrasja e Ivanoviqit të hetohet nga Serbia, nëse është nevoja e thërrasim FBI-në

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm Kombëtar të Sigurisë, ka thënë se dënojnë vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe ka treguar se po bëjnë gjithçka për zbardhjen e rastit.

Ai ka thënë se nuk do të lejojnë që hetimin e këtij rasti ta marrin në dorë institucione nga Serbia, pasi që ajo do të ishte e jashtëligjshme. Haradinaj ka thënë që nëse është e nevojshme do ta ftojnë edhe FBI-në për të hetuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Sponzor

Më tej Haradinaj ka thënë që ky rast nuk duhet shfrytëzohet për përfitime politike, shkruan Periskopi.

“Kjo vrasje ka parametra të keqpërdorimit politik apo më shumë. Mund të them që nga momenti i marrjes së këtij lajmi, Policia e Kosovës dhe instancat tjera kanë kryer përgjegjësitë e veta në vendin e ngjarjes dhe janë ende në punë. Ne e dënojmë këtë krim, dhe i shprehim ngushëllime familjes” ka thënë Haradinaj, shkruan Periskopi.

Dënojmë çdo tendencë për shfrytëzimin e kësaj vepre makara për agjenda politike.Policia e Kosovës është në krye të detyrës, dhe PK ka bashkëpunim me organizata si motra, ne mund të ftojmë dhe FBI-në. Nuk i mirëpresim reagimet e bëra lidhur me ndërhyrjen ilegale të instancave tjera jashtë Kosovës. Do të përkushtohemi që këtë vepër ta zbardhim” , ka thënë Haradinaj, shkruan Periskopi./Periskopi/

-Sponzor-