Haradinaj: Nëse unë i prishë raportet me Amerikën, do të dorëhiqem

0

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratat e partnerit të tij të koalicionit, Kadri Veseli se ai mund ta lë në lloc cdokënd që prish raportet me Amerikën.

Haradinaj në emisionin Debat Plus të TV Dukagjinit, ka thënë se e kupton Kadri Veselin dhe se ky i fundit nuk po e kërcënon Haradinajn, por vetëm po e këshillon që ta suspendojë taksën.

Sponzor

“Kur je kryetar i Qeverisë je i detyrumë me i pasë analizat e procesve. Unë jam i obligumë me ditë cka po ndodh nëpër botë, ndryshe ma mirë është me shku në ship. Unë e kam pa që koha i ka kushtu vendit tim. Unë s’e di cka është ky dialog. Ma s’pari Avnia e Gjuriqi s’janë taku prej qe një vit. Shiqoni unë e di që kjo ka ndodh, na ka ndodh një lloj evouimi kush cka na ka ndodh. Partnerët e koalicionit e kanë pa si rreziku i prishjes së raporteve me SHBA’në por unë nuk shoh rrezik. Unë mendoj se në një listë të shumë temave, Kosova –SHBA, na jemi ok. Na kemi probleme shumë të mëdha të tjera që na i kërkon Amerika t’i zgjedhim sic janë korrupsioni, luftimi i krimit”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se nëse dikush konsideron se ai (Haradinaj) po i prish raportet me Amerikën ai dorëhiqet.

“Shiqoni kontrata jonë nuk është e përjetshme obligative dhe në cdo situatë kur PDK e vlerëson dhe kanë gjykimin se po prishemi me aleatin tonë, atëherë është cështje e tyre. Unë jam i të njëjtit mendim me kryetarin Veseli, nëse vjen puna me i prish marrëdhëniet me Amerikën, unë vetë shkoj në ship. Unë muj e marr një vendim që sun i pajtoj ama unë vetë shkoj në shpi. Nuk i baj vend popullit tem, nuk i baj dam miqësisë me Amerikën, por tashti si gjykohet marrëdhëniet me Amerikën dhe në cka i bazon ato është dicka që duhet me u vlerësu. Nuk është se u prish marrëdhënia o njerëz. Shiqoni ju e dini se qortime i jepni edhe dikujt në shpi, por nuk është kjo kërcënim”, thotë Haradinaj.

 

-Sponzor-