Haradinaj: Ka kaluar koha kur të tjerët kanë marrë toka nga shqiptarët

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për mundësinë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Duke folur në tubimin përkujtimor për dëshmorët e Korishës së Prizrenit, Haradinaj ka thënë se ka përfunduar koha kur të tjerët kanë marrë toka nga shqiptarët.

Sponzor

Ai i ftoi të gjithë që të ndihmojnë që ta arrijnë paqen në Ballkan.

“Ne në Kosovë jemi në të drejtën tonë, por jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për tokën tonë, për vendin tonë. Dihet ndër shekuj se shqiptarët kanë dhënë toka që ua ka lënë Zoti. Nuk ka më praktika me marr prej shqiptarëve. Brezi i UÇK-së e ka ndryshuar këtë”, tha ai.

Siç u shpreh kryeministri, Kosova është në garë me fqinj grabitçarë.

“Ju bëjmë thirrje të gjithëve të na ndihmojnë të arrijmë paqen në Ballkan. Gjatë garës që kemi brenda nesh, mos të harrojmë që kemi garë edhe nga jashtë. Jemi në garë me fqinj grabitçarë”, tha Haradinaj.

-Sponzor-