Haradinaj ‘godet’ rëndë Thaçin me deklaratë: Ty Serbia po ta bën…

0

Sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, do të ishte mirë që presidenti Thaçi të mendojë nëse duhet t vazhdojë bisedimet me Serbinë, derisa, siç thotë Haradinaj, agjenda e shtetit të vet varet nga disponimi i palës tjetër – Serbisë.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar takimin që pritet të ndodhë sot në Bruksel mes presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksander Vuçiq.

Sponzor

“Nuk e di saktë se çfarë do të shtrohet”, ka thënë kryeministri kur është pyetur se çfarë do të bisedojë sot Thaçi me Vuçiqin.

Haradinaj, i cili gjatë kësaj jave, në konferencat për media është treguar i revoltuar me qasjen që proceset nëpër të cilat kalon Kosova po tentohet të vendosen në tryezën e bisedimeve me Serbinë.

Shefi i ekzekutivit tha sot se do të duhej që presidenti Thaçi ta analizojë nëse duhet të vazhdojë të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë, ku sipas Haradinajt, agjenda përcaktohet në bazë të disponimit të Beogradit.

“Ajo që më bën përshtypje është se dialogut po i jepet shumë rëndësi nga BE-ja dhe Kosova është treguar shumë e aplikueshme. Do të ishte shumë keq njërës palë të dialogut, në këtë rast Kosovës dhe z. Thaçi t’i thuhet hajde në dialog, por qytetarët tu nuk marrin liberalizim. Ish dashtë që ai vetë me analizu se çka do të bëjë. A ish dashtë më shku në këto bisedime? A duhet me pranu që çdo agjendë e vendit të vet të varet nga disponimi i palës tjetër”, ka thënë Haradinaj.

SI kundërpërgjigje ndaj qasjes së Serbisë për shtetësinë e Kosovës, Haradinaj tha se ka vendosur tarifën prej 10 për qind për produktet serbe që hyjnë në Kosovë.

-Sponzor-