Haradinaj bën homazhe te shtatorja e vëllait të tij, Shkëlzen Haradinaj

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në 20-vjetorin e rënies së vëllait të tij, Shkëlzen Haradinaj, ka bërë homazhe te shtatorja e tij në qendër të Pejës.

Haradinaj ishte i shoqëruar nga djali i Shkëlzenit, Luani, dhe bashkëshortja e tij Anita Haradinaj.

Sponzor

Homazhe kanë bërë edhe ministra nga kabineti qeveritar, kreu i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Më pas kreu i Qeverisë do të marrë pjesë në akademinë përkujtimore të dëshmorëve Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj, Luan Nimanaj dhe invalidi i UÇK-së, Enver Haradinaj.

-Sponzor-