Haradinaj flet për dorëheqjet e kryetarëve në veri

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi ka bërë homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij, foli edhe për dorëheqjet e 4 kryetarëve të komunave veriore.

Haradinaj tha se këto dorëheqje nuk janë definitive dhe se janë duke u shqyrtuar.

Sponzor

“Dorëheqjet janë e drejt e kryetarëve dhe e te zgjedhurve. Nuk e di a kualifikohen këto dorëheqje. Ato dorëheqje nuk janë ende definitive jemi duke i shqyrtuar”, tha Haradinaj.

Kujtojmë se para disa ditësh, kanë dhënë dorëheqje katër kryetarët e komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin-Potok, Leposaviq dhe Zveçan si revoltë ndaj vendimit të qeverisë për ngritjen e taksave në 100% ndaj produkteve serbe.

-Sponzor-