Hapet klubi i ngjitjes ‘Ketrat’

0

Të dielën u bë ceremonia e hapjes të klubit të ngjitjes “Ketrat”.

Ky klub ka për qellim aktivitete të ndryshme rreth ngjitjes dhe të bëjë trajnimin e të rinjve për “Climbing” .

Sponzor

Në mbledhjen e parë është vendosur që kryetar i klubit të jetë Blerton Nuhaj, nënkryetar Arian Avdullahu dhe sekretare Valentina Gashi.

I pari i klubit ka folur për Gazetën Monitor, duke theksuar se kanë për qellim që këtë lloj sporti ta popullarizojnë sa më shumë në Kosovë.

“Me interesimin e të rinjve kosovarë që ky sport të popullarizohet sa më shumë në vendin tonë, vendosem që ta hapim grupin e parë të ngjitjes në Kosovë. Jemi një komunitet i të rinjve që së bashku do ta kemi një vend ku mund të kalojmë në aventurat e reja”, ka thënë Nuhaj.

Klubi “Ketrat” pritet që të organizojnë disa takime informuese me të interesuarit rreth sportit të ngjitjes.

“Sportin e ngjitjes do ta bëjmë sa me të qasshëm për të gjithë të interesuarit dhe do të organizojmë disa takime që t’i njoftojmë në hollësi për këtë sport”, ka shtuar kryetari i klubit.

Kartelat e klubit të ngjitjes “Ketrat” mund t’i marrin të gjithë personat e interesuar.

Për kontakte më të hollësishme mund t’i vizitoni faqet zyrtare në rrjetet sociale. Facebook: “Klubi i ngjitjes Ketrat” dhe në Instagram: “@Klubingjitjesketrat”. /Gazeta Monitor

-Sponzor-