Halil Kastrati sot feston ditëlindjen, ja sa vite mbushë (Foto)

0

Tashmë të gjithë e njohim. Veprimet e tija humane na kanë bërë të mundur ta njohim atë. Ai është Halil Kastrati, drejtor i Shoqatës Humanitare ‘Jetimët e Ballkanit’ e cila deri më tani ka ndërtuar shumë shtëpi, dhe ka furnizuar me ushqim qindra familje shqiptare.

Kastrati, sot ka ditëlindjen e tij. Ai sot mbushë 43 vite jetë, shkruan Gazeta NewBorn.

Sponzor

Me rastin e ditëlindjes së tij ai po merr qindra urime nga familjarët, miqtë dhe gjithë ata që e njohin/Gazeta NewBorn/

Gazeta NewBorn, më poshtë ua sjellë biografinë e Halil Kastratit:

Halil Kastrati është lindur më 17 prill 1975. Jeton në Prizren, është i martuar dhe ka tre fëmijë. Ka mbaruar Fakultetin Teologjik, ndërsa aktualisht studion në Degën e Psikologjisë. Vie nga një familje tradicionale shqiptare. Vëlla i dëshmorit Besnik Kastrati, i vrarë në betejën e Vrrinit, në fshatin Jeshkovë. Me zell dhe energji të pashterrshme i është përkushtuar aktivitetit humanitar për rreth dy dekada, ku kryesisht është fokusuar në përkujdesjen e jetimëve dhe familjeve me gjendje të vështirë sociale. Veprimtaria e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, të cilën e drejton Halili, është e shtrirë në tërë territorin e Kosovës , ndërsa kuzhinat humanitare janë prezente në tre qytete: Mitrovicë, Pejë dhe Prizren. Në këto kuzhina çdo ditë ushqehen rreth 1000 jetimë, skamnorë dhe të pastrehë. Eshte ideator i projektit për ndërtimin e një kompleksi modern të dedikuar për fëmijët jetimë dhe atyre të braktisur, i cili projekt për Halilin paraqet një ndër prioritetet kryesore. Ka marrë pjesë në konferenca dhe seminare në shumë vende europiane si ligjërues i afirmuar. I njeh pesë gjuhë të huaja: arabishten, italishten, turqishten, anglishten dhe boshnjakishten.

-Sponzor-